ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Po mundohem maksimalisht që…”, Eduard Grishaj flet për herë të parë për raportin me Arbana Osmanin…

Mbrëmjen e kaluar, regjisori Eduart Grishaj prezantoi për të gjithë publikun premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, film i bazuar në histori të vërtetë që hedh dritë mbi realitetin në Malësinë e Madhe.

I ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Eduarti shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe miqtë që e kanë mbështetur, pasi suksesi i këtij projekti i jep më shumë vullnet për të ecur përpara.

Teksa Bieta nisi ta ngacmonte për deklaratën e mbrëmshme gjatë premierës, ku e cilësoi partneren e tij Arbana Osmani si gjënë më të mirë që ka, Grishaj preferoi të mos përsëriste fjalët, por theksoi se Arbana është edhe kritikuesja e tij më e madhe.

“Përvec asaj që kam thënë, se s’dua ta përsëris, Arbana është opozitarja ime më e madhe dhe ajo që bën kritikat më të mëdha. Normalisht është reciproke marrëdhënia e punës me Arbanën te kritikat ndaj njëri-tjetrit, ashtu sikurse bashkëpunimi që ne kemi te projektet që përkrahim njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

“Ka qenë një mbështetje shumë e madhe e imja, morale, profesionale, që ka qenë bashkë me mua, edhe në xhirime sepse i pëlqen shumë filmi, vendi që kemi xhiruar. Po ashtu dhe unë jam një mbështetje shumë e madhe në projektin që ka ajo me gatimet, që uroj t’i mbarojë sa më shpejt se mos marrim disa kile të tepërta që nuk e di kur do i heq…. “, u shpreh ai.

“Por ti kishe një rival të fuqishëm, kishe Jonin fotograf”, e ka ngacmuar Bieta.

“Unë jam duke bërë maksimumin që të paktën për shumë pak kohë t’ia le atij aparatin në dore, që unë të mos merrem me ushqimet e Arbanës së janë të pa rezistueshme”, u shpreh Grishaj.

Me tej Bieta e përmbylli këtë bisedë duke thënë se çifti e mbështesin shumë njëri-tjetrin, duke pohuar kështu edhe publikisht se Arbana dhe Eduardi janë në një lidhje dashurie.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.