Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Opinione

Po me Rita Orën ç’patët xhanëm?

ShkodraWeb 5 years ago
1

Lexova sot shumë qëndrime të njërëzve të ndryshëm për koncertin e Rita Orës. E gjeta kohën dhe durimin në fakt, enkas për të mësuar se deri ku shkon mbrapështia e shumë njerëzve.

Me pak fjalë, shumica e bënin Ritën fajtore se po u merrte shqiptarëve një shumë parashë që ishte e taksave të tyre. Ca të tjerë, e bënin fajtore që vjen e bën aheng në Tiranë, kur njërëzit kanë halle të tjera e s’kanë bukë për të ngrënë një pjesë.

Disa të tjerë e përçmonin se doli në skenë e veshur jo në mënyrë serioze, se me ato “breçkat” e verdha po na ç’edukonte fëmijët. Madje një kritik këngëtaresh e kishte quajtur edhe kurvë (nga pikëpamja estetike).

Po mirë more njerëz, nëse Rita Ora ju ka marrë paratë, mos ua vodhi apo grabiti gjë? Nëse jeni vërtet të revoltuar se paratë tuaja prishen vënd e pavend, dilni e protestoni. Tregoni sa të revoltuar jeni.

Nëse jeni kaq të ”moralshëm” sa ua prishi moralin Rita Ora, shikoni se ashtu siç Rita doli të këndojë, vajzat po na shkojnë në shkollë, apo dalin për kafe mbrëmjeve nga mejhanet dhe aheng-hanet e Bllokut.

Rita Ora është një yll në rritje i këngës botërore. Eshtë një vajzë që ka kapur majat e suksesit, që është e pasur, dhe sërish vjen e kërcën vallen e Rugovës duke u paguar në mënyrë modeste, dhe që nuk e mohon, por e pohon me zë të lartë që është shqiptare.

Ndërsa këtu ka ca spurdhjakë, që dalin tre herë në televizor dhe i thonë vetës VIP e s’u flasin me gojë gjysmës së fisit e shoqërisë dhe shesin dëngla tërë ditën nëpër rrjetet sociale.

Suksese Rita Ora!

Ata që të adhurojnë të ndoqën dhe u kënaqën. I lumtë bashkisë, që edhe pse me ato para mund të kishte hedhur noj dorë asfalt, e solli në Tiranë. Pasi njerëzi kanë nevojë edhe të argëtohen. /Nga Mentor KIKIA/

Continue Reading

LAJM PARA: Ngjela “zbulon” detaje nga protesta e PD-së: Po të hynin në Ministrinë e Brendshme do të përballeshin…
LAJM PAS: Reformë mediatike…

TË FUNDIT

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!
  • Kryesore

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!

2 days ago
“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • Kryesore

“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar

4 days ago
NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….
  • Kryesore

NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….

4 days ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…
  • Termeti që goditi Turqinë dhe Sirinë merr përmasat e katastrofës, shkon mbi 15 mijë numri i viktimave…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

41 mins ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

2 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

4 hours ago
PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • Kryesore

PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.