Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Po, formati do të ndryshojë”, Armand Duka pranon dështimin e “Final 4”: Nuk rritet numri i skuadrave

ShkodraWeb 1 June, 2026
duka egnatia kampion 2026

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka komentuar përfundimin e sezonit të Superligës dhe triumfin e Egnatias si kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi.

Në një prononcim për RTSH Sport, Duka theksoi se gara për titull mbeti e hapur deri në ndeshjen e fundit.

“Ka qenë një sezon relativisht i gjatë, por shumë i bukur dhe kompetitiv. Deri në ditën e fundit tri skuadra ishin në garë për titullin kampion. Në fund fitoi Egnatia, e cila jo vetëm pati fatin në anën e saj, por edhe e meritoi suksesin duke fituar ndeshjet vendimtare të ‘Final 4’”, deklaroi kreu i futbollit shqiptar.

Sa i përket të ardhmes së kampionatit, presidenti i FSHF-së sqaroi se numri i skuadrave në elitën e futbollit shqiptar nuk do të ndryshojë për sezonin 2026-27, duke mbetur në dhjetë, pasi rregulloret aktuale nuk e lejojnë një vendim të tillë në këtë moment. Sa i takon formatit me ‘Final 4’, Duka tha se do të ketë rishikim të formulës për titullin kampion, duke pranuar kështu dështimin e kësaj formule.

“Është e pamundur që sezonin e ardhshëm të kemi ndryshim të numrit të skuadrave. Përsa i përket formatit, do të analizojmë të gjitha alternativat. Mund të vazhdohet me katër faza, mund të ketë play-off ose një tjetër formulë gare. Vendimi do të merret brenda 15 ditëve të para të qershorit”, theksoi Duka.

Ai pranoi gjithashtu se pjesëmarrja e tifozëve në fazën ‘Final 4’ nuk ishte në nivelin e pritur, duke nënvizuar se mungesa e skuadrave si Partizani dhe Tirana ndikoi ndjeshëm në interesin e publikut.

“Pjesëmarrja në ‘Final 4’ nuk ka qenë e kënaqshme, sigurisht e ka penalizuar mospjesëmarrja e Partizanit dhe Tiranës. Kështu që, për edicionin tjetër do të rishohim se çfarë formati do të kemi”, tha ai.

Në fund, Duka u shpreh se do të kishte preferuar një kampion tjetër këtë sezon, për të sjellë më shumë larmi në futbollin shqiptar, por pranoi se Egnatia e fitoi me meritë titullin.

“Do të më pëlqente që titulli të shkonte te një skuadër tjetër, si Elbasani apo Vllaznia, që e presin prej vitesh këtë sukses. Por futbolli vendoset në fushë dhe Egnatia tregoi se e meritoi plotësisht. Në futboll nuk ka të mëdhenj apo të vegjël, ka vetëm skuadra që japin më shumë në momentet vendimtare”, përfundoi presidenti i FSHF-së.

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 1 qershor 2026…
Next: MINUTA E FUNDIT – Dështoi në arritjen e objektivit kampion, KF Vllaznia merr vendimin për Edi Martinin

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.