“Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit”, Berisha publikon videon e gardistëve që blindojnë Kryesinë e Kuvendit

Vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja zyrtare e protestës së thirrur nga PD dhe Sali Berisha përpara kryeministrisë.

Qeveria ka marrë masat teksa ka “blinduar” me policë Kryeministrinë.


Ndërkohë ish-kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social një video ku shihet se si efektivët e gardës mbyllin dyert e Kryesisë së Kuvendit.

“Blinde, blinde, blinde!! Po dridhet pushteti i droges dhe krimit” – shkruan Berisha.