Para disa ditësh, Aurela Basha, postoi një video të kreut të opozitës – bashkëshortit të saj – Lulzim Bashës, teksa gatuante në shtëpi. Kjo video u komentua shumë në media dhe në rrjetet sociale po ashtu.
Por së fundmi ka ardhur një koment nga një ndjekës, i cili shkruan:
“Si ndihesh te jesh gruaja e nje politikani qe ska fituar kurre asnje beteje politike ?
Ndërkohë, Aurela Basha i është përgjigjur duke i renditur disa nga betejat e fituara të bashkëshortit të saj
“Duket qe nuk e njef. Sorry per ty. Une ndihen super sepse ai ka fituar si askush tjeter beteja te paimagjinueshme per PD. Ne 2005 mundi Ben Afmetaj ne nje zone qe skishte votuar kurre PD, ne 2009 fitoi Elbasanin, ne 2011 mori 50.000 vota me shume per PD ne Tirane dhe mundi Ramen, ne 2016 fitoi betejen per dekriminalizmin etj etj etj. Ka bere edhe opoziten me te forte duke i patur te gjithe kunder !!! Po deshe më, me thuaj”, ishte përgjigja e bashkëshortes së Lulzim Bashës.