“Plori nuk ka asnjë shans të fitojë ndaj Vllaznisë…”, trajneri Dedja i bindur për kalimin me sukses të Besëlidhjes

Të dielën në ora 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të përballen Vllaznia dhe Besëlidhja në një ndeshje që do të përcaktojë fatin e skuadrës që do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm.


Lezhjanët e trajnerit Plori kuptohet që do të tentojnë të bëjnë surprizën e madhe, por në kampin shkodran mendojnë ndryshe.

Trajneri Hysen Dedja në prononcimin e tij për mediat një ditë para ndeshjes është shprehur I bindur se skuadra e tij do të fitojë dhe do të mbetet sërish në Superligë.

Profesor, një ndeshje shumë e rëndësishme kjo e nesërmja me Besëlidhjen…

Kuptohet, që është shumë e rëndësishme. Në takimin e fundit me Pogradecin konstatova se kemi të bëjmë me një kundërshtari që duhet respektuar, por nuk mendoj asnjë gjë tjetër. Me bisedat që kam pasur me skuadrën, me kohën që kam në dispozicion, me kushtet e mira që na ka krijuar sponsori Alban Xhaferi, kam pasur kohë edhe për seancat stërvitore. Edhe në bisedat me ta, që është një, kuptohët që janë fatet e sezonit.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Është një impenim maksimal për të gjithë, janë të përgjegjshëm të gjithë. 18 lojtarë që janë në grumbullim, ato 11 që do përfaqësojnë, do fillojnë lojën, mendoj vetëm rezultate pozitive që është fitorja për 90 minuta. Kjo kuptohet, nuk arrihet vetëm me dëshirë, duhet që dëshira të jetë brenda, por ka një logjikë loje, që do ta nxjerrim me anë të logjikës dhe kuptohët pa dashur të ulim vlerat e kundërshtarit, cilësia në skuadrën tonë është më e mirë se e kundërshtarit.

Janë në gjendje krejt optimale, shikoj edhe këto seanca stërvitore që kemi filluar në këto ditë që kam pasur kohë në dispozicion. Rëndësia e ndeshjes është fati i sezonit, është për ecurinë e skuadrës, për ecurinë e individit. Gjithësecili, duke filluar nga unë, kolegët e mi që të jemi të kujdeshëm dhe kuptohet deri tek futbollistët që janë aktorët kryesorë në fushën e lojës, besoj se do të japim maksimumin.

Si e keni motivuar skuadrën për këtë ndeshje?

Shiko, nuk bëhet fjalë për ndonjë gjë kushedi se çfarë. Të gjithë i kemi në krah, duke filluar nga kryebashkiakja, administratori, sponsori, tifozët të cilët erdhën edhe dje në stërvitje për të na përkrahur. Por besoj se edhe pa këtë mbështetje, ata janë të motivuar maksimalisht për të bërë më të mirën.

Të gjithë janë të vetëdijshëm se fatet e kësaj skuadre, pavarësisht si erdhëm deri këtu, janë në dorën tonë. Ne e kemi sjellë deri këtu situatën, ne do ta nxjerrim Vllazninë prej saj. Pra është një 90 minutësh shumë i rëndësishëm për ne.

Ju vjen keq që Vllaznia vazhdon të jetë në këto ujëra sërish?

Më vjen shumë keq por tani nuk kam kohë të analizoj si është Vllaznia, është koha që të mendoj ta kalojmë nesër këtë sfidë, jo me sukses por me shumë sukses. Mendoj që ditën e hënë, klubi, sponsori, te bëjnë një analizë të gjatë,që nuk është problemi që është ky sezon, por të bëhët një analizë e gjatë që të dihet që Vllaznia të ketë atë emër që ka pasur. Nuk duhet të gabohet prapë, të shkojë Vllaznia përsëri në kështu problemesh që kemi pasur këto vitet e fundit. Mendoj që analiza duhet të bëhet mbrapa.

Do të vazhdoni të jeni në krye të Vllaznisë sërish?

Ajo është në dorë të klubit, sponsorit dhe pasi të shihet puna ime që kam bërë këto dy muaj, të vendosin. Atë nuk e di unë, di që kam firmosur për deri datën e nesërme.

Përballë nesër do të keni një ish- futbollist tuajin, Elvis Plorin i cili do të tentojë të ju mundë. Një mendim për këtë gjë?

Me respektet më të mëdha për Elvisin (Plori), një ish-sportist i imi, djalë shumë i edukuar, një profesionist i vërtetë, por këtu duhet të ndahet gjërat. Jemi kundërshtar nesër, motivet tona janë shumë te mëdhaja, luhet fati i futbollit të Shkodrës, prandaj dhe Plori nuk ka asnjë shans të fitojë ndaj Vllaznisë. Fjala mbijetesë duhet hequr njëherë e mirë nga fjalori i futbollit shkodran. Përqëndrimi është maksimal dhe besojmë vetëm tek suksesi nesër.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania