
Një debat i ashpër është zhvilluar sot mes deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe Arben Ristanit, i cili është pozicionuar si një prej përkrahësve të aksionit të Berishës.
Duke replikuar në emisionin “Open” Salianji i ka kujtuar Ristanit se ka qenë i dënuar për korrupsion në vitin 1994 dhe se për këtë Sali Berisha e kishte futur në burg. Ndër të tjera deputeti i PD i tha Ristanit se se shkon në zyrën e Ramës me makinat e personave me precedentë penalë.
Ndërkaq, Ristani i konsideroi akuzat si mashtrime dhe shpifje, të cilat sipas tij orkestrohen nga Basha nëpër studio televizive.
DEBATE
Arben Ristani: Je kriminel, ky njeri këtu është kriminel, i dënuar me vendim gjykate. Të marrin edhe të ulin në tavolinë.
Eni Vasili: Po të ishte kriminel do ta kishte kapur dekriminalizimi.
Arben Ristani: Çfarë e quani ju një njeri të dënuar me vendim gjykate?
Eni Vasili: Po unë e njoh si deputet të Kuvendit të Shqipëri, pse s’e kap ligji për dekriminalizimin.
Ervin Salianji: Unë kam një dënim për kallëzim të rremë dhe derisa Gjykata e Apelit të shprehet jam i pafajshëm. Ka një dënim zotëria për korrupsion, ka marrë lekë kur ka qenë gjyqtar, dhe e ka futur në burg Sali Berisha. Prandaj nuk është sot në PD. Ka marrë leje ndërtimi nga Veliaj dhe Rama në Bllok.
Arben Ristani: Unë nuk kam ndërtuar kurrë në Bllok…
Ervin Salianji: Me makinën e kujt shkon edhe në zyrën e Edi Ramës? Ta them edhe shkronjën e parë të emrit, ti je nga ata njerëz që hyn me makinën e personave të skeduar për rekorde kriminale në zyrën e Edi Ramës. Ku ka bërë fushatën më 25 prill?
Arben Ristani: Je kriminel i dënuar me vendim gjykate.
Arben Ristani: Jo, aspak.
Ervin Salianji: Nëse kjo nuk del e vërtetë, unë heq dorë nga mandati i deputetit, e lë që sot…
Arben Ristani: Ti je dënuar, je kriminel
Ervin Salianji: Nëse Ramia Alia i quante kriminelë ata që i dolën përpara në dhjetor, edhe unë ashtu jam. le të jem.
Arben Ristani: Ore po je dënuar.




