Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

“Plas” ne Partine Socialiste, antarja e Asamblese Kombetare akuzon kryebashkiakun per falsifikim

ShkodraWeb 27 October, 2017
psFusheArrez

Nga Armir Mehaj

Duket se gjakrat mes socialistëve të Fushë Arrezit janë nxehur keqazi, pasi anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, njëherazi krahu i djathtë në fushatë i kryebashkiakut aktual, e akuzon këtë të fundit për falsifikim dokumentesh.

Franka Toplana, e cila ndryshe njihet dhe si strategia e fushatave të Partisë Socialiste, duket se ka thyer heshtjen mbi turbullirat që kanë krijuar zhurmë prej ditësh në qytetin e Fushë Arrezit, teksa përmes një statusi në rrjetin social ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut socialist në qytetin verior.

Çdo gjë duket se ka nisur për shkak të një shkrese nga Tuci, drejtuar kreut të Arsimit në Pukë, Nikolin Prenga, për shkarkimin e drejtorit të Qendrës kulturore të Fëmijëve në Fushë Arrëz, Mark Toplana, i cili është dhe bashkëshorti i Toplanës.

Në statusin e saj, ajo i kujton ish-bashkëpunëtorit të saj në fushatat elektorale se si i kishte ngjitur shkallët e bashkisë, ndërsa i premton se “ashtu siç e ndihmoi t’i ngjiste ato shkallë, ashtu do t’i ndihmojë dhe t’i zbresë, teksa e akuzon për falsifikim të listë-prezencës së punonjësve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Fushë Arrëz”.

“Unë jam ajo Franka që gjithmonë kam thënë fjalë të mira për ty! Unë jam ajo, që të dhashë dorën të ngjitje shkallët e bashkisë! Edhe tani, po të them “Të lumtë dora” se do të të shtyj të shkosh aty ku e meriton!”, shkruan ndër të tjera Franka Toplana një ndër shtyllat e Partisë Socialiste në Fushë Arrëz. Teksa shpjegon situatën e krijuar, ajo e denoncon hapur atë, të cilit i organizoi fushatën për t’u zgjedhur kryetar bashkie, afro tre vite më parë.

“Atij i duhet me patjetër ulja nga detyra e drejtorit të QKF, sepse duhet me patjetër të marrë shpërblimin për këtë! Dhe, strategjia me të cilën mendon të realizoje shkarkimin është kjo: Me dorën e vetë dhe me vullnetin e lire, falsifikon listë-prezencën e QKF Fushë Arrëz, dhe pikërisht këtë falsifikim zyrtar e përdor si motiv për ulje nga detyra të drejtorit. Mirëpo dita që ka falsifikuar kryetari me dorën e tij, rezulton të jetë ditë pune intensive dhe e protokolluar ne librin e mbledhjeve të QKF Fushë Arrëz në prezencën e të gjithë kolektivit”, shkruan në reagimin e saj Franka Toplana.

E kontaktuar nga “BalkanWeb”, Toplana shprehet se pikërisht për këtë falsifikim ajo do t’i drejtohet dhe organeve të Prokurorisë, ku do të bëjë dhe denoncimin përkatës ndaj kreut të bashkisë.

Situate e krijuar në qytetin ish-industrial mes dy eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ka krijuar një situatë të përçartë në zonën e vogël veriore, teksa debati mes dy ish-bashkëpunëtorëve të hershëm është kthyer në temën e ditës për banorët e Fushë-Arrezit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VENDIMI/ FIFA”zgjidh qesen” per ekipet pjesemarrese ne Boterorin “Rusi 2018”
Artikull pas: Ceshtja “Tahiri”, prokuroret nisen drejt Italise per te siguruar prova te reja

TË FUNDIT

theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025
JORIDA TABAKU PAKETA MALEVE 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Paketa e Maleve, ‘kali i Trojës’ për Veriun”, deputetja e PD- së Jorida Tabaku reagon për Thethin

ShkodraWeb 12 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025

TË FUNDIT

  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
  • VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
minuta fundit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital

ShkodraWeb 13 July, 2025
dajci plazh 2025
  • Kryesore

VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj…

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.