
Pas një shkrimi të publikuar nga Bruna Keçi Lleshi, ish- drejtore e Kulturës në Bashkinë Shkodër, lidhur me orkestrën simfonike të Shkodrës, ka ardhur edhe reagimi po përmes rrjeteve sociale, i drejtorse aktuale të Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja. Në një koment në publikimin e Bruna Keçi Lleshi, drejtorja e Kulturës Smaja, shkruan:

Orkestra simfonike në fakt, në vitin 2024 pati një rritje mbi 50% të pagës, plotësisht të merituar. U pajis me vegla të reja muzikore siç ju e dini shumë mirë. Shkëlqeu dhe i’u krijua mundësia të luaj me artistë të skenës ndërkombëtare dhe të performonte ashtu siç e meriton një orkestër si e Shkodrës. Dhe ky ishte vetëm viti i parë! Planet për orkestrën simfonike janë afatgjata dhe të një niveli siç ajo e meriton. Nëse ju këtë e quani “rrudhje” ashtu qoftë!
Si gjithmonë, ShkodraWeb është e hapur për opinione për çeshtje me interes publik, duke garantuar publikimin e tyre pa asnjë lloj censure, vetëm redsaktime gjuhësore, nëse është e nevojshme.
LEXONI EDHE: NGA BRUNA KEÇI LLESHI – “Rrudhet” Orkestra Simfonike e Shkodrës…




