Plagosja e të riut në Vau- Dejës, policia jep versionin zyrtar: Dyshohet se plagosën dy vëllezër

Më datë 13.02.2018 rreth orës 12:35 ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mjedë, Vau Dejës, ka ndodhur një konflikt ku ka mbetur i plagosur me mjete prerëse (thikë) shtetasi Xh. R. 22 vjeç banues në fshatin Mjedë.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku dhe kanë bërë të mundur në kohë rekord, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të dy autorëve të dyshuar, shtetasit A. P. 40 vjeç dhe K.P. 30 vjeç (vëllezër).

Shtetasi Xh. R. është dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *