
Nuk ka asnje dyshim që gazetari Bledi Kasmi është goditur nga një polic me shkop gome. Në disa video që qarkullojnë në rrjet shihet thuasje qartë se kryeredaktori i RD-së është qëlluar nga një polic me veshje speciale dhe nuk është përplasur nga zgara e hekurit që protestuesit shtynin për kah policët. Ta kishte njohur, nuk ka as dyshimin më të vogël se polici nuk do ta qëllonte me shkop kokës dhe normalisht mund të jetë trandur kur e ka mësuar se cila ishte “viktima” e tij.
Pavarësisht se gazetari me disa qytetarë të tjerë po shtynin një zgarë hekuri kundër policëve, asnjë prej tyre nuk kishte të drejtë të qëllonte me shkop gome. Në rastin më të mirë, ata duhej të mbanin zgarën që të mos binte ose ta shtynin në drejtimin e kundërt- praj drejt protestuesve. Është e lehtë ta thuash tani pas protestës, por policia në këtë rast, është në faj. Ashtu sië është në shkelje flagrante të ligjit polici me pistoletë pas by.he në protestë.
Nuk është e vështirë të kuptohet se potesta e sotme kishte një skenar. Do të ishte e shkurtër para Kryeministrisë dhe do të tentonte të zgjaste para Ministrisë së Brendshme. Dhe kështu ndodhi deri në një moment. Pas një xhiroje në bulevard, Basha iu drejtua selisë blu ndërsa deputetët u vunë në kry të një grupi protestuesish që u grupuan para ndërtesës ku ishte brenda Fatmir Xhafa. Nuk mund të mohohet se pati disa shkëndija për përshkallëzim të dhunës. Në një episod madje, u bë “viktimë” dhe gazetari Kasmi.
Ajo që nuk dihet, a ishte pjesë e parashikuar e skenarit ridalja në shesh e Bashës për të tërhequr nga sulmi kundër ministrisë së Xhafës protestuesit? Apo ishte e paparashikuar dhe mbase ia kërkuan me telefon…?
Tani dy fjalë pët kolegun Bledi Kasmi. U godit me shkop gome dhe jo me gur dhe e përsëris: e vertetojnë tashmë edhe pamjet që mbushin rrejtin. Nga ana tjetër, si gazetar në krye të detyrës, nga të njëjtat pamje, shihet qartë si mjaft aktiv duke…shtyrë zgarën e hekurit në drejtim të policëve. Pamjet nuk identifikojnë qartë ndonjë dokument gazetari të varur në qafën e kolegut Kasmi që policët ta njihnin se është në krye të detyrës.
Kam përshtypjen se sot ishte protesta e fundit e opozitës deri në vjeshtë. Po afron qershori dhe bashkë me të deri në gjysmën e korrikut, do ta shtyjmë me finalet e Botërorit të Rusisë. Edhe përgjigja e pritshme negative nga Brukseli për negociatat, vështirë të stimulojë një protestë në kushtet e të nxehtit por edhe të ndeshjeve të futbollit. Më pas, deri në ditët e para të shtatorit, janë deputetët ata që marrin pushimet dhe natyrisht, gushti nuk është i përshtatshëm për protesta.
Morali i protestës së sotme, përtej analizës së numrave, vazhdon i njëjtë të paktën që nga viti 2005. Zgjedhjet në Shqipëri nuk mund ti fitojë asnjëherë opozita, por i humbet ato mazhoranca. /Shënim i ShkodraWeb/