Plagosja e 39- vjeçarit në Italia, policia kap autorin: Ishte kushëriri i tij, e plagosi pas konflikteve të gjata…

Loading...

Mbrëmjen e djeshme qyteza italiane La Spezias u tmerrua nga të seria e të shtënave që u qëlluan në drejtim të një shqiptari që ndodhej në një lokal të qendrës. Ngjarja e rëndë i futi në punë efektivët e policisë për të zbuluar autorin që qëlloi me 39 vjeçarin shqiptar, duke e lënë të plagosur në këmbë.

Këtë të dielë media lokale shkruan se personi që tentoi të vrasë shqiptarin nuk është tjetër veçse kushëriri i tij.

Media shkruan se i plagosuri dhe autori i tentativës për vrasje janë kushërinj dhe se kanë patur konflikte të gjata mes tyre.

Disa kohë më parë, personi 39 vjeçari kishte organizuar një rrahje kolektive për kushëririn që e qëlloi mbrëmjen e djeshme. Ai së bashku me disa shokë e kishin surprizuar e goditur me shkopinj personin që kreu atentatin.

Policia e ka vënë në pranga personin në fjalë, ndërsa media lokale zbulon se arma e përdorur rezultonte se kishte qenë e vjedhur.

Loading...