
Në orët e vona të së premtes në qytetin e Peshkopisë është plagosur me armë zjarri një 24 vjeçar me iniciale A.M, banues në Peshkopi.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë ku ndodhet në gjendje të rëndë.Policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje por për shkak të hetimeve nuk bën me dije të dhënat e tij.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe po hetohet intensivisht për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak
Më datë 11.05.2018, rreth orës 23:10, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në qytetin e Peshkopisë, është plagosur me armë zjarri një shtetas me iniciale A.M, rreth 24 vjeç, banues në Peshkopi.
I dëmtuari është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga ekspertë të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje, ku për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.
Po krihet zona për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!