Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Pistoletë në kokë bisnesmenit, i marrin 4 milion lekë, grabisin edh nipin e tij

ShkodraWeb 6 February, 2018
grabitje840

Grabitet me maska dhe armë banesa e një biznesmeni në Fushë- Krujë. Katër persona morën nën kërcënimin e armëve automatike, para, bizhuteri dhe automjetin e familjes dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira. Sipas Policisë, kanë qenë katër persona të armatosur, që kanë hyrë në shtëpinë e biznesmenit Blerim Kaloshi në Fushë-Krujë ku veç tij i morën një shumë parash edhe nipit të tij.

Në total, shuma e grabitur është 4 milionë lekë të vjetra, ku 2.5 milionë iu grabitën të zotit të shtëpisë dhe 1.5 milionë të tjera nipit të tij. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Mësohet se Policia e Fushë-Krujës ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka një të dyshuar. Kryefamiljari Kaloshi është shprehur se autorët ishin katër persona, dy me kallashnikovë e dy me pistoleta, që të gjithë të maskuar.

Në dëshminë e tij, dhënë në Polici, 36-vjeçari tregon se u ka hapur derën dhe më pas, nën kërcënimin e armëve, është detyruar t’u japë një shumë prej rreth 2.5 milionë lekë të vjetra, që kishte në shtëpi.

“Ishin katër persona. Të katër të maskuar dhe në duar mbanin armë, dy pistoleta, ndërsa dy të tjerë kallashnikovë.

Na vunë pistoletën në kokë dhe na kërcënua se do të na vrisnin po të mos u tregonim se ku i kishim paratë. U tmerruam. U dhamë 2.5 milionë lekë, po ata nuk u larguan, kërkonin para të tjera. Mendonin se kishim më shumë lekë gjendje. Kështu, njëri na mbante armën drejt me qëllim që të mos bënim asnjë lëvizje, ndërkohë të tjerët kontrollonin nëpër shtëpi. Morën ca gjetën, bizhuteri të ndryshme”, ka pohuar për Policinë kryefamiljari.

Por autorët duket se nuk kanë qenë të kënaqur, ndaj në kërcënimin e armëve, kanë kontrolluar banesën dhe kanë marrë gjithçka që u dukej me vlerë.

“Përpara se të largoheshin, më mbyllën në banjë, me qëllim që të largoheshin të pashqetësuar”, ka shtuar 36-vjeçari.

Por para se autorët të largoheshin, në banesën e familjes Kaloshi ka mbërritur nipi i 36-vjeçarit, i cili ka rënë gjithashtu pre e grabitësve. Nipi, që banonte afër, ka pikasur se diçka nuk shkonte dhe ka rendur drejt banesës për të parë se çfarë po ndodhte. Por në momentin që është ngjitur në katin e sipërm, atij i dolën përpara dy persona të armatosur, të cilët i kanë kërkuar të futej brenda.

Të riut i janë marrë 1.5 milionë lekë që kishte me vete dhe makina personale, të cilën e përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Burime për gazetën thanë se, familja Kaloshi jeton në një vile 3-katëshe, ku kati i parë është përshtatur për biznes. Në katin e parë, familja Kaloshi, e vetëpunësuar, kishte një dyqan ushqimor dhe një lokal të vogël.

Post navigation

Previous: Deklarata e fortë e ish- ministres së LSI për integrimin në BE: Shqipëria ka humbur trenin e 2025-ës
Next: VIDEO/ Akuzoi Dukës se po manipulon me një darkë delegatët, Fino për vete me kryebashkiakët socialistë

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.