ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Pezullohet deri në fund të vitit akademik studentja që i hodhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi të Universitetit të Shkodrës…

Këshilli i Etikës në Universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuzi’ ka vendosur masën disiplinore për të pezulluar deri në fundin e këtij viti akademik studenten, Pranvera Paçi e cila i hodhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi.

Pas aktit të ndodhur më 10 maj të këtij viti, studenjta është e detyruar të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fundvitit.

‘Veprimi i saj u pa sa provokativ, aq edhe denigrues për veprimtarinë e organit që vlerëson çështjet që cënojnë dhe bien në kundërshtim me rregullat e Etikës së Universitetit’,  thuhet në dokumentin e Këshillit të Etikës.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.