Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia

Pezullohen licensat e linjave ndërqytetase, e pësojnë linjat e Veriut të vendit

ShkodraWeb 5 years ago

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës po përgatitet të anulojë një numër të madh licensash për linjat ndërqytetëse. Sipas burimeve nga ky dikaster, është vënë re që ka shumë linja autobusësh që mbivendosen, kryesisht në drejtim të zonave Veriut, por ka dhe për ato në drejtim të Vlorës. Të paktën 60 licensa të dhëna për linja mes qyteteve në gjithë vendin do të pezullohen fillimisht dhe do të vlerësohen një për një për të parë nëse ka shkelje të legjislacionit në fuqi për transportin e udhëtarëve.

Pas gjashtë muajsh konsultime me bashkitë e vendit dhe shoqëritë e transportit ndërqytetës, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, që drejtohej nga LSI, hartoi rrjetin e linjave ndërqytetëse, stacionet e qëndrimit dhe oraret për secilën linjë. Gjithashtu, ajo nxorri edhe Udhëzimin “Pёr kriteret, rregullat dhe dokumentacioni për lëshimin e licensave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve me autobus brenda vendit”. Udhëzimi i ri përcakton që gjithsej në gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që ishin më parë.

Rregullat e reja kanë hyrë nëfuqi nga 1 janari i vitit në vazhdim, por duket se lejet e lëshuara nuk kanë qenë të gjitha konform kërkesave të një ligji, që u deklarua se përbënte reform në transportin e udhëtarëve. Në ditët e fundit kur ministria e Transporteve drejtohej nga Sokol Dervishaj u lëshuan leje për 90 linja të reja autobusesh ndërqytetas. Një grup pune i ngritur posaçërisht tani për të analizuar udhëzimin e nxjerrë në korrik të këtij viti, ka dalë në përfundimin se ka mbivendosje licensash. “Udhëzimi që miraton 90 linja të reja, që krijon problematikën të shfuqizohet dhe në bazë të analizës së bërë nga grupi i punës, është menduar që të bëhet një miratim i linjave që janë të vlefshme”, deklaroi dje sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Gentian Keri.

Ligji i ri për transportin e ndërqytetas të udhëtarëve me autobus vendos kritere të forta për marrjen e licensave. Një nga kërkesat e rëndësishme të ligjit është që bashkitë të përcaktojnë vendodhjen e terminaleve të autobusëve, po ashtu shoqëritë duhet të rinovojnë 20 për qind të flotës së mjeteve gjatë vitit të parë licensës, ndërkohë që mjetet duhet të plotësojnë disa kritere teknike.

Ndryshimet ligjore parashikojnë tani vetëm udhëtimin me autobus, duke hequr furgonët 8+1 nga qarkullimi, të cilat kishin rënduar trafikun, por edhe duke përdorur automjete të vjetra, që bëheshin shkak për aksidente të shpeshta. Kur u ndërmor nisma ligjore, ishin në qarkullim 1.087 autobusë. Ligji krijoi mundësi që operatorët të futeshin në shoqëri bashkiake si aksionerë mbi bazën e automjeteve që kishin të gjithë drejtuesit e autobusëve duhet të pajiseshin me çertifikatën e aftësisë profesionale.

Continue Reading

Previous: Ministri Ahmetaj: Jo më kompani me dy bilance, normë e re në marrëdhënien me bankat
Next: Nga janari 2018 këto automjete do dalin nga qarkullimi

TË FUNDIT

Pagat po rriten shumë më shpejt se pensionet, thellohet pabarazia në 5 vitet e fundit…
  • Ekonomia

Pagat po rriten shumë më shpejt se pensionet, thellohet pabarazia në 5 vitet e fundit…

2 days ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

4 days ago
NGA ARANITA BRAHAJ – Deputetët shkelën ligjin duke votuar rritjen e pagës…
  • Ekonomia

NGA ARANITA BRAHAJ – Deputetët shkelën ligjin duke votuar rritjen e pagës…

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 7 qershor 2023…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…

3 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…
  • News

MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

3 hours ago
Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…
  • Kryesore

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si numri 2 i PD- së, e njofton në fund të mbledhjes së Kryesisë…

4 hours ago
Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…
  • Kryesore

Tensione të ashpra në Kryesinë e PD, mbështetësit e Bashës futen brenda dhe ofendojnë deputetët, ja kush braktisi…

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.