
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër (të premten) ora 09:00 qeverinë në një mbledhje urgjente.
Mbledhja e qeverisë vjen një ditë pasi GJKKO pezulloi zëvendëskryeministren nga detyra e saj, pasi ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me agjendën e mbledhjes. Mbetet për tu parë nëse Rama do të shkarkojë nesër Ballukun nga postet e saj qeveritare.




