ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Peshkatarët gjejnë në det trupin e një gruaje të moshuar…

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur nga peshkatarët mbrëmjen e sotme në zonën e Libofshës në Fier. Policia bën me dije se viktima është rreth të 70-ve, ndërsa po punohet për identifikimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Në datën 04.06.2019, në fshatin Ndërnënas, Libofshë, në bregun e detit është konstatuar nga peshkatarë të zonës një shtetase e pajetë. Në vendngjarje u nis grupi hetimor i cili konstatoi trupin e një gruaje rreth 70 vjeçe (ende e paidentifikuar) e cila dyshohet se është mbytur në det.

U bë transportimi i saj në morgun e Spitalit Rajonal Fier dhe po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.