Ekzaktesisht 26 vjet me pare, 30 shtator 1991 parlamenti i pare pluralist ne Shqiperine post- komuniste, do te miratonte shpallen e aministise dhe pafajesise per te gjithe te persekutuarit dhe te perndjekurit politike te diktatures se Enver Hoxhes. Ishnje nje vendim i natyrshem dhe i detyrueshem, pavaresisht se mbi 70% e atyre qe ishin deputete ne ate salle, ishin direkt ose indirekt persekutore te atyre qe tani po i shpallnin te pafajshem. Nuk ishte mbushur viti qe vendi kishte nisur rrugetimin e ri e te panjohur ne demokraci dhe mori nje vendim qe duhej te ishte historik, sot pas 26 viteve.
26 vjet nuk jane pak. Nuk jane peke per jeten e nje njeriu, ndersa per historine e nje shteti, e nje kombi mund te jene nje pike uje ne det. Cfare po ndodh sot me kete shtrese, e cila doli nga kthetrat e diktatures. Apo akoma nuk ka dale…?! Pjesa me e rendesishme, pas atij vendimi te marre 26 vjet me pare, ishte demshperblimi financiar. Akoma nuk ka perfunduar, pavaresisht se 4 vitet e fundit, eshte shtuar ritmi i shperndarjes se kesteve. Po femijet e tyre, ata qe ndoshta vuajten persekucionin si prinderit e te afermit e tyre? Ne fillim te viteve ’90, iu dha prioritet sidomos ne arsimim. Brenda e jashte vendit, por faktikisht, me perzgjedhje. Edhe sot e kesaj dite, kategoria e ish- te perndjekurve nuk e ka shuar akoma etjen per dije. Te flasim tashme per thithjen e kesaj kategorie ne qeverisje apo bashkeqeverisje te vendit, keto 26 vitet e fundit. Eshte e turpshme te thuhet, por me shume perfaqesues kishte kjo shtrese ne fillim te viteve ’90 se sa ka sot ne institucione shteterore. E pra, duhej te ndodhte e kunderta, sepse numri i te arsimuarve brenda e jashte vandit, natyrshem eshte me i larte. E fundit, por jo nga rendesia. Percarja e ketij grupimi i madh shoqeror, me kalimin e viteve eshte rritur. Ekstremet nisin nga ish- te persekutuar socialiste, deri tek ish- te persekutuar demokrate. Jane me dhjetra shoqata, qe nuk arrijne asnjehere te organizohen apo te japin nje alternative, sic e provuan ne keto zgjedhje me nje parti te drejtuar nga Bilal Kola, djali i Kurt Koles qe bashkevuajtesit e tij e akuzonin per bashkepunim me te majten.
Kush i persekutoi e dime, por kush po i persekuton edhe tash 26 vjet, perseri dihet. Kasta komuniste e para 1990 eshte rigjeneruar thuajse plotesisht dhe tashme eshte serish ne zoterim te pushtetit politik, pas forcimit te jashtezakonshem ekonomik. Emrat, mbiemrat dhe fytyrat i shikoni e degjoni te gjithe. Fatkeqesisht, jane nga e majta dhe nga e djathta, me lidhje direkt apo indirekt me ish- diktaturen. Jane femije, niper e mbesa. Madje po punohet edhe per trashegimine politike te tyre pas nje apo dy dekadave.
Lajmi kryesor i ketyre javeve te fundit, na kthen 26 vite pas. Asokohe, kur u miratua amnistia dhe pafajesia per ish- te persekutuarit, nuk pati asnje qe Zoti “t’ja shndrise mendjen” dhe te beje nje pyetje te thjeshte: Meqe ish- te persekutuarit u shpallen te pafajshem, ata qe i persekutuan a mund te shpallen fajtore? Natyrisht, nje pjese kishin vdekur e nuk mund te nxirreshin nga varret per tu burgosur. Disa te tjere pak vite me pas, u gjukuan dhe u denuan turpshem ne ate cfare quhej rendom “gjyqi i kafeve te Nexhmijes”. Jam i qarte se nuk mund te behej sespe ishte skeme, me mbeshtetje te forte ne sloganin “bashkefajtore dhe bashkevuajtes”. Pra, mjaftonte vetem “pastrimi” moral i ish- te persekutuarve, ndersa persekutoret do te rrinin serish ne piedestal. Sic jane edhe sot, e kam frike se do te qendrojne serish. Projekt- ligji per heqjen e dekoratave e titujve, eshte shume pak. Tallje me ish- te persekutuarit. Me te gjithe ne, shqiptaret. Dicka qe duhej bere me 30 shtator 1991. Tani, po u be, behet per ti hedhur hi syve ish- te persekutuarve dhe shqiptareve mbare. Sepse ata qe do tu hiqen dekoratat, sot jane “simbol” i vetem disa dhjetra njerezve qe mblidhen cdo vit ne Peze dhe nuk i bejne dem as ish- te persekutuarve. Denimi i tyre moral ne 1991, heqja e titujve e medaljeve shteterore, do te ishte nje pengese e forte per riciklimin e kastes komuniste, proces qe sot fatkeqesisht eshte thuajse i perfunduar.