Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERVJETOR – U konsiderua “Paganini shqiptar” për talentin e rrallë në violinë, 8 vjet pa Mark Kaftallin…

ShkodraWeb 17 October, 2022
mark kaftalli

Tetë vjet më parë Shkodra, Shqipëria e arti shqiptar do të humbiste një nga figurat më të shkëlqyera, volinistin virtuoz Mark Kaftalli. Ai ka pas një pasuri të jashtëzakonshme, trashëgimi e vyer për brezat që do të vijnë.

Për mëse 30 vite, ai spikati si pjesë e teatrit “Migjeni”, ndërsa kontribuoi edhe në mësimdhënie duke drejtuar në artin e bukur të muzikës qindra zalente që rrëgëtimin artistik e kanë falë tij.

Mark Kaftalli lindi më 14 Dhjetor të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës, qytet në të cilin ai mori edhe arsimimin bazë për violinë nën mbikëqyrjen e një tjetër fenomeni muzikor dhe i kompozicionit shqiptar si “Preng Jakova”, ndërsa studimet e larta i vazhdoi gjatë viteve 1960 në Institutin e Lartë të Arteve.

Ai njihet gjithashtu si autori i 750 veprave muzikore nga të cilat 7 janë opereta të niveleve jashtëzakonisht profesionale. Rreth 400 krijime të tij i përkasin muzikës popullore qytetare dhe njihet si kompozitorët që ka krijuar më shumë vepra muzikore sa i takon traditës muzikore shkodrane. Gjithashtu pati një krijimtari të madhe për muzikën për fëmijë.

Ai u cilësua edhe si “Paganini” shqiptar për shkak të talentit të tij të rrallë.

Kaftalli vazhdoi punën për 30 vjet në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Gjithashtu ka dhënë mësim në Liceun Artistik të qytetit të Shkodrës.

Kaftalli gjatë karrierës së tij artistike është vlerësuar me shumë çmime dhe medalje ku do të veçonim Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të dytë dhe klasit të parë, Mirënjohje e qytetit të Shkodrës, vlerësim që iu akordua në vitin 2008.

Kaftalli u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Nga viti 1967 dhe deri në fund të jetës së tij ai ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Post navigation

Previous: VIDEO – Dita Botërore e Varfërisë, 59 vjeçarja nga Shkodra tregon jetën e vështirë bashkë me vajzën e sëmurë
Next: “Ndërprerje e plotë e procesit mësimor përgjatë gjithë ditës”, SPUSH fton pedagogët në bojkotimin e mësimdhënies

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.