Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PËRVJETOR – Sot Sokol Olldashi, do të mbushte 53 vjet jetë, u largua në mënyrë të beftë dhe misterioze

ShkodraWeb 17 December, 2025
sokol olldashi

Nëse do të ishte në jetë, Sokol Olldashi do të festonte, ashtu siç dinte ai, ditëlindjen e 53- të. Me një cigare në dorë, një gotë verë përpara, nën tingujt e kitarës, do ti këndonte jetës, e cila iu ndërpre papritur në një natë me shi mëse 12 vjet më parë.

20 nëntori 2013 shënoi të fundit ditë të Sokol Olldashit në këtë jetë. Ora 21.20 në Krrabë të Tiranës, shënoi frymën e fundit të ish- ministrit, ish- kandidatit për kryetar të PD- së përballë Lulzim Bashës dhe deputetit Sokol Olldashi. Dhimbje, trishtim por edhe mister për ata që e njohën nga afër por edhe nga larg si personazh publik.

Nga ajo ditë, publikisht por edhe në rrethe të ngushta, diskutohet për aksidentin e çuditshëm që i mori jetën Olldashit. Vdekja e tij është e mbulur me shumë pikëpyetje, të cilave as ekspertët më të mirë, as vitet që po kalojnë, nuk arrijnë ti japin përgjigje. A ishte në rrethanat e një aksidenti që do të përfundonte fatalisht? Kush ishte në makinë me Olldashin? A iu dha ndihma menjëherë dhe a erdhi vdekja e tij pikërisht nga aksidenti?

Me gjasë, këto pyetje nuk do të marrin përgjigje edhe për shumë kohë, ndoshta kurrë. Shumëkush është përpjekur të deshifrojë largime nga politika e qeveria, divorce të çifteve VIP, si me lidhje me ngjarjen tragjike. Por deri tani, asgjë nuk ka dalë dhe nuk është provuar “në dritë të diellit”. Ka shumë hamendësime, dyshime e aludime, mbase pikërisht për të lënë në errësirë këtë ngjarje. Mbase, sepse kështu është më mirë. Jo vetëm për Olldashin por edhe të tjerë.

Sot, kur kanë kaluar më shumë se 12 vite nga ikja në një botë tjetër, janë të shumtë miqtë e tij që e kujtojnë. Sjellin në vemendje detaje të shumta nga një jetë e jetuar mjaft intensivisht. Sokol Olldashi është dhe mbetet nga ata politikanë që vështirë të rimishërohen edhe tek pasardhësit direkt biologjikë. Nga Kelmendi në Konispol, nga Karaburuni në Qafë Thanë, miqtë e shokët e Olldashit janë të shumtë. E sot, mbase pjesa dërrmuese e tyre pyesin: Pse ike Sokol? Ike vetë apo “rrethanat” i krijuan që ti të ikje shumë para kohe?

Për shumë kënd, jeta është e padrejtë, madje edhe mizore. Këtu mund të gjejnë prehje të gjitha dyshimet, hamendësimet, aludimet për fundin e beftë të Sokol Olldashit. Përtej të gjithave, ajo që mbetet sot pas 12 viteve por edhe më përtej, është kujtimi që lë pas. E kur janë qindra, mijëra ato që kujtohen edhe kur nuk je, tregojnë se jeta që ke jetuar ka lënë gjurmë, gjurmë të thella. Pushofsh në paqe Sokol Olldashi! Mbase shumë pyetje për fundin tënd do të marrin përgjigje vetëm në botën tjetër! Sot, festofsh me ëngjëjt dhe ata miq që mbase kanë mbërritur pranë teje.  /Nga Blerti DELIJA/

FJALIMI I FUNDIT NË KUVEND I SOKOL OLLDASHIT, 7 SHTATOR 2013

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Sot bëhet një vit që për mua ndryshoi gjithçka”, Parashqevi Simaku rrëfen zhgënimin nga djali për premtimet
Artikull pasardhës: Autorizimi për arrestimin e kërkuar nga Prokurori nuk jepet kur çeshtja është në Kushtetuese, kjo është lajthitje

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.