Skip to content
25 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore
  • Personazh

PËRVJETOR – Pesë vjet më parë shuhej shumë para kohe piktori i mirënjohur shkodran Gjovalin Paci…

ShkodraWeb 3 months ago

Pesë vjet më parë do të ndahej nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 60-vjeçare, piktori i shquar Gjovalin Paci. Lajmin e hidhur e bënë të ditur me 7 korrik 2018 miqtë e tij në rrjetet sociale.

Gjovalin Paci ishte një piktor i njohur nga Shkodra, me origjinë nga Firence e Italisë si pinjoll i familjes italiane Paci të emigruar para qindra vitesh në Razëm. Me një fëmijëri aspak komode, Paci hyri në rrugën e artit si një mundësi për të shpërthyer nga vetja vërshimin e një shpirti të pasur dhe plot nerv krijues. Piktura e tij është prirur nga mistika dhe moderniteti.

Edhe pse origjina e tij ishte italiane, Gjovalin Paci u rrit me një gjyshe shqiptare që i rrëfente përralla dhe legjenda. Ato shpesh kanë marrë trajtë në veprat e tij. Piktori i njohur ka pasur vite të fundit shqetësime nga zemra, por ishte gjithnjë energjik dhe aktiv në krijimtari e jetën shoqërore. Ndarja e parakohshme nga jeta ishte një humbje e madhe për artin shqiptar. Paci ishte ndër më origjinalet e brezit të vet në krijimtari. Stili i tij piktorik shquan për metaforat, simbolet dhe figurat misterioze.

Gjovalin Paci është ndër të parët piktorë nga Shqipëria që ekspozoi punët e tij në Galerinë e Komisionit Evropian në Bruksel i prezantuar në teknikën e akrilikut të pjekur me portretin dhe motivin e Nënë Tereza. Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë realizoi ekspozitën “Skënderbeu kalorësi i Lirisë dhe Simbol i Bashkimit” në Muzeu Historik Kombëtar me 100 portrete nga Heroi Kombëtar shqiptar.

Gjovalin Paci lindi ne Shkodër ne 1958, ishte prezantuar si një artist befasues me mbi 50 ekspozita personale të çelura si brenda ashtu dhe jashtë vendit, Paris, Frankfurt, Bruksel, si dhe në vende të ndryshme të Ballkanit. Shumë punime të tij janë pjesë e koleksioneve të ndryshme të artit, të shoqëruara dhe me vleresimet më të larta të kritikës vendase dhe të huaj.

Gjovalin Paci ishte një artist bashkëkohor. Punimet e tij ishin plot koncept dhe filozofi, duke kaluar nga cikli me temat biblike tek motivet tradicionale dhe me aq delikatesë tek temat lirike. Mjetet gjysmë mistike dhe tonet e errëta, një finesë e jashtëzakonshme plot potencial shprehës, i bëjnë pikturat e tij të çuditshme dhe mjaft origjinale.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: OPINION – Shqipëria një geto e madhe, dajaku me hunj është luks përballë tritolit dhe armëve që ky soj i mban në dorë
Lajmi pasues: NGA LUTFI DERVISHI – Për hurin dhe hunjtë e gardhit…

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

7 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

11 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

13 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin 24 September, 2023
  • Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre… 24 September, 2023
  • Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin… 24 September, 2023
  • Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina… 24 September, 2023
  • Ndodh për herë të parë, Bashkia Shkodër konkurs publik për drejtuesit e institucioneve të kulturës në varësi… 24 September, 2023
  • Ngjarjet e rënda në Veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York… 24 September, 2023
  • Policia e Kosovës sulmohet në Leposaviq, kryeministri Albin Kurti njofton për një efektiv të vrarë dhe një të plagosur 24 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “i falet” Balajt, mund me lehtësi Teutën në “Loro Boriçi” dhe i afrohet kreut të Superligës 23 September, 2023
  • “Do e hash! Legen”, Adriatik Lapajn e lënë nervat, i drejtohet me fjalor rruge gazetarit… 23 September, 2023
  • “Zgjidhëm problematikën e shkollës”, Benet Beci në Mali Kolaj: Ankesat e banorëve për ujin dhe rrugën mëse të drejta… 23 September, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

7 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

11 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

13 hours ago
Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…
  • Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.