PËRVJETOR/ Një vit pa Zana Dibrën, një zë që i mungon Radio Shkodrës dhe dëgjuesve të saj…

Një vit më parë do të ndahej papritur nga jeta Suzana Dibra, një nga ikonat e Radio Shkodrës. Zana, siç e thërrisnin të afërmit e të njohurit, ishte prej rreth 40 vitesh punonjëse në këtë institucion, duke u kthyer në një embrelë të padiskutueshme, me një të të veçantë që e identifikonte lehtësisht. Një nga kolegët e tij, Adrian Hoti, njoftoi një vit më parë lajmin e rëndë ndërsa sillte në vëmendje se “e prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta…”.

Dibra u nda nga jeta një vit më parë pas një ataku kardiak. Sot, në vitin e parë të mungesës, e kujtojnë ata që e kanë njohur, veçanërisht kolegët që e vlerësuan dhe bashkëpunuan me këtë ikonë të Radio Shkodrës.

MUND TË LEXONI EDHE:

U RAPORTUA NJË VIT MË PARË: Ndahet papritur nga jeta emblema e Radio Shkodrës, lamtumirë Suzana Dibra…

Loading...