NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

PERVJETOR/ Nje vit pa Gilmanin Bakallin, anti- konformisti me i pashoq qe njohem

Nje vit me pare do te ndahej papritur nga jeta ish- deputeti i PD-se Gilman Bakalli, pedagog i UET-se. Gilman Bakalli u nda nga jeta me 8 tetor 2016,  në moshën 49-vjeçare, dhe shkak është bërë një sëmundje e rëndë. Ikja e parakohshme e profesorit dhe humanistit tronditi jo vetëm familjarët e tij, por edhe miqtë e bashkëpunëtorët. Ish-deputeti kishte zbuluar vetëm një muaj para vdekjes sëmundjen e rëndë, leuçemi akute. Që prej diagnostikimit, shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm, ndërsa përbënte një rast të pazakontë humbja e jetës brenda muajit. Gilman Bakalli ndërroi jetë pasditen e 8 tetorit në spital, ku edhe po kurohej. Homazhet në nderim të Gilman Bakallit u zhvilluan ne në vendlindjen e tij, në qytetin e Shkodrës, ne hollin e Bashkise.