Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

PERVJETOR/ Ku ta festojme ditelindjen tende Azem?

ShkodraWeb 10 March, 2018
img_7911.jpg

Nga Bislim AHMETAJ

Sot, Azem Hajdarin po të mos e kishin ndaluar plumbat e Policisë së pushtetit, (e theksoj të pushtetit sepse e tillë ishte dhe ashtu mbeti policia e shtetit edhe pas gati 20 vitesh të mungesës së tij fizike) Ai, Azemi, do të festonte 55-vjetorin e lindjes me familjarët dhe miqtë e tij, me bashkëpunëtorët dhe pa asnjë mëdyshje edhe me kundërshtarët e tij politikë, që do të klasifikoheshin prej tij te miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Sepse i tillë ishte Azemi për ata që e njohën nga afër, për ata me të cilët punoi e bashkëpunoi në ato pak vite të angazhimit të tij politik, për ata që e njohën qysh në fëmijërinë e tij dhe deri sa u nda nga jeta e përkohshme për t’ju bashkuar atyre që nuk harrohen kurrë. Unë i përkas atij grupi që e njoh Azemin si njeri të familjes, si një djalosh që s’di të ndalet, si njeri të angazhuar, si lider, si Atdhetar, si politikan, si bashkëpunëtor, si njeri të pazakonshëm, si hero. Që vetëm plumbat e një ideologjie patologjike, që s’ngopet me armiq mund ta ndalnin.

Dhe fatkeqësisht, kjo ideologji e zezë që solli vetëm errësirë dhe e kuqe, sepse në themel të dhunës dhe pushtetit vuri gjakun e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar, ia doli ta heshtë zërin e atij që sot do të ishte 55 vjeç, zërin dhe frymën e atij që mundi t’i mundë, mundi t’i nënshtrojë “baballarët” e kuq. Ata nuk ia falën, ata e vranë, ata e pushkatuan në derë të partisë, që e kishte themeluar në Dhjetor të 90-s , mu në qendër të Tiranës, bash në zemër të Atdheut.

Po dilema ime në këtë 55- vjetor të ditëlindjes së tij është sa njerëzore, aq edhe absurde: Ku ta festojmë ditëlindjen tënde Azem? Vendi ku ngrihej Memoriali që ngritën qytetarët e Tiranës ku ti mbete i përjetshëm, është denatyruar dhe ndryshuar aq sa nuk kujton asgjë nga kujtimi yt dhe i Besimit, kështu që ne miqtë dhe bashkëpunëtorët e tu të Dhjetorit të viteve ’90 dhe ata të viteve tua politike do të dukeshim si kukulla kineze në atë shesh ku lulëzon biznesi i njerëzve të drogës, krimit dhe politikës. Aty ku ishte Selia e PD-së dhe zyra juaj kanë mbetur veçse disa gjurmë turpi,aty tani janë zyrat e dhuruara nga kundërshtarët (tuajtanët) politikë të një partie mushkë, që lindi egoizmin dhe rivalitetin brenda forcës politike që ti themelove në 90-ën.

Te Selia e re ku është strehuar partia që ti themelove, përveç “rojeve” dhe njerëzve që frekuentojnë kafen, e cila është pronë e një trashëgimtari të Toptanëve, siç ishte edhe kafja para selisë se vjetër ku ti pive kafen e fundit të jetës tënde në të gjallë, natën e 12 shtatorit të 98-s s’të njeh askush. Ka prej atyre që mendojnë që ti, AZEM HAJDARI, je prodhim marketing, pra, je thjesht një legjendë, e cila mund të përdoret për të sjellë një grusht vota që për hir të së vërtetës janë bërë si uji i paktë.

Do më shkonte mendja që 55-vjetorin tënd si themelues i pluralizmit politik ta festonim në Parlamentin e Shqipërisë, por më vjen marre ta pranoj që Parlamenti i sotshëm, por edhe ai i kaluari, më shumë i ngjanë një ferme qensh se një kuvendi ku zgjidhen hallet dhe problemet e bashkëvendësve tanë. Me vjen keq dhe jam i trishtuar se nuk e di ku mund ta festojmë 55- vjetorin tënd o Azem Hajdari , veç po i lutem Dervish Luzhës që ti e besove dhe e madhështove në të gjallë, por edhe të madhit Zot, që ishte i vetmi që ti iu përule, që shpirti yt të gjejë paqe në parajsë, festoje këtë 55- vjetor me shpirtrat e lirë që ke afër, na i le ne hallet e tokës. Urime 55-vjetorin, unë po e ngre me fund një gotë verë për shpirtin tënd të lirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Forca e ligjit” godet grupin kriminal te emigracionit te paligjshem, arrestohen 16 persona (emrat)
Artikull pas: MUND TË NDODHË/ Pak muaj para Botërorit, 4 skuadra mund të bojkotojnë Kupën e Botës

TË FUNDIT

ben blushi libri ri 2025
  • News

“Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri…

ShkodraWeb 8 November, 2025
vllaznia dinamo 2025
  • News

VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls…

ShkodraWeb 8 November, 2025
agron llakaj 2024
  • News

INTELIGJENCA ARTIFICIALE – Artistit Agron Llakaj “i vjedhin imazhin” për reklamë, e denoncon në rrjete sociale

ShkodraWeb 25 October, 2025

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre 16 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.