Skip to content
17 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PËRVJETOR – Kolë Kaftalli aktori dhe regjisori i njohur shkodran, nismëtari i ringritjes së Teatrit të Kukullave në Shkodër

ShkodraWeb 8 October, 2022
kol kaftalli aktori

Me 7 tetor 2009, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë aktori shkodran Kolë Kaftalli. Ai ishte pjesë e një familje që i ka dhënë edhe emra të tjerë artit dhe kulturës shqiptare, me kontribut në teatër, kinematografi, regjisurë dhe ringrtitjen e teatrit të kukullave në Shkodër.

Kolë Kaftalli lindi me 2 shkurt 1946 në Shkodër. Aktor dhe rregjizor i mirënjohur i skenës shqiptare. Rrjedh nga nje familje e shquar artistesh. Një nga emrat e njohur të artit skenik sidomos në qytetin e Shkodrës. U diplomua në Institutin Arteve të Bukura në Tiranë. Pas diplomimit fillon punen në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Me trupën e këtij teatri interpreton rreth 60 drama e komedi, perfishire edhe disa ne Teatrin Kombetar. Ka interpretuar në role të ndryshme edhe ne filma artistik te Kinostudios.

Në vitin 1978 bën debutimin ne film me një rol të vogël në “Nusja dhe shteterrethimi”. Ndër filmat e tjerë mund të përmendim: “Ditët që sollën pranverën” (Ndërlidhësi i bandës) 1979; “Sketerre 43” (Një nga të burgosurit) 1980; “Qortimet e vjeshtës” 1981; “Flaka e maleve” (Halili) 1982; “Njeriu i mirë” (Agroni) 1982; “Të paftuarit” 1985; “Kur hapen dyert e jetës” (Gjeka) 1986; “Bregu i ashpër” (Kryetari) 1988: “Një i tretë” (Skulptori) 1988 etj.

Pjesë e karrierës artistike të Kolë Kaftallit ka qenë edhe regjisura, ku numërohen disa drama të vëna në skenë prej tij në qytetitn e Shkodrës. Në periudhën e fundit të jetës ai iu kushtua teatrit të fëmijëve, duke qënë edhe i pari në qytetin e Shkodrës dhe në veri të Shqipërisë që ngriti teatrin e kukullave. Ndahet nga jeta ne moshën 63 vjecare me 7 tetor 2009, pas një sëmundjeje te rëndë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA KOLINDO VJERDHA – Të jesh sot student në këtë sistem socio- ekonomik është një sfidë…
Artikull pasardhës: VIDEO – E amortizuar dhe e harruar prej vitesh, nis rikosntruksioni i rrugës nacionale Vau Dejës- Lezhë…

TË FUNDIT

ukshhh naten 2026

Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik 17 January, 2026
  • VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata 17 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike… 16 January, 2026
  • VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës… 16 January, 2026
  • EMRI – Ministria e Jashtme jep detaje për shqiptarin e liruar nga burgu në Venezuelë, ja kush është ai… 16 January, 2026
  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ukshhh naten 2026

Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.