Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERVJETOR – I njohur si “Mandela i Ballkanit”, 19 vjet më parë do të shuhej në Itali Pjetër Arbnori…

ShkodraWeb 8 July, 2025
pjeter arbnori

Si sot 19 vjet më parë, do të ndahej nga jeta Pjetër Arbnori, i konsideruar edhe si “Mandela i Ballkanit”. Ishte një lajm i papritur për shumëkënd që e dëgjoi, teksa Arbnori ishte në Napoli të Italisë për një ndërhyrje kirurgjikale jo të rrezikshme.

Pjetër Arbnori, lindi me 18 janar 1935, ishte një shkrimtar dhe politikan shqiptar. Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste, 28 vjet.

Pjetër Arbnori lindi në Durrës më 18 janar 1935. Ai mbeti jetim në moshën shtatë vjeçare, kur i ati u vra nga forcat partizane të Enver Hoxhës gjatë luftës civile që u zhvillua në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai mbaroi shkollën e mesme me medalje të artë, por iu mohua e drejta për të vazhduar shkollën e lartë, për shkak të të kaluarës antikomuniste të familjes së tij. Ai jetonte bashkë me nënën dhe dy motrat e tij.

Pas përfundimit të shkollës së mesme Arbnori gjeti punë si mësues në vitin 1954, por u pushua nga puna pa mbushur vitin për arësye politike. Pasi kreu shërbimin e dtyrueshëm ushtarak kreu punë të ndryshme duke përshirë edhe punë në bujqësi. Gjatë kohës që punonte ai arriti, duke përdorur mbiemër tjetër, të pranohet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1958. Ai e përfundoi këtë shkollë pesë vjeçare me korrespondencë në dy vjet në vitin 1960. Mbas kësaj Arbnori punoi si mësues letërsie në një shkollë të Kavajës.

Gjatë kohës që punonte në Kavajë, Arbnori së bashku me disa intelektualë të tjerë krijoi në fshehtësi Lëvizjen Social-Demokrate. Arbnoi ra në sy të Sigurimit të Shtetit (policia sekrete e regjimit komunist) dhe u arrestua së bashku me shtatë të tjerë. Pas një periudhe dy vjeçare në hetuesi ku ai iu nënshtrua torturave çnjerëzore Pjetër Arbnori u dënua me vdekje. Ky dënim iu kthye në 25 vjet burg, sepse autoritetet shpresonin akoma që nëpërmjet Arbnorit të zbulonin pjesëtarë të tjerë të organizatës së fshehtë ku ai bënte pjesë.

Në kushtet më të vështira në burg ai shkroi një pjesë të madhe të veprës së tij letrare. Në kohën që periudha e dënimit të tij po përfundonte, atë e dënuan përsëri me dhjetë vjet burg. Në gusht të vitit 1989 Pjetër Arbnori u lirua nga burgu. Arbnori kaloi 28 vjet në burgun e Burrelit. Ai u arrestua në moshën 26 vjeçare dhe u lirua kur ishte 54 vjeç.

Në janar të 1990 ai mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Në vitin 1997, Partia Demokratike tij humbi zgjedhjet ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga Fatos Nano, pas trazirave të shkaktuara nga rënia e skemave e piramidale, që kishte shkaktuar shkatërrimin financiar të mijëra vetëve. Për Pjetër Arbnorin shpejt u bë e qartë se, ekzistonte rreziku që censura që ishte e zakonshme nën regjimin e vjetër të mund të rivendosej. Kështu, kur stacioni televiziv shtetëror nuk pranonte të transmetonte deklaratat dhe nismat e partisë opozitare, ai hyri në grevë urie. Fama e “Mandelës së Ballkanit” tërhoqi vëmendjen e shumë qeverive të botës perëndimore, mbështetja e të cilëve e detyroi koalicionin e shumicës së majtë në Parlament për të rishikuar qëndrimin e saj dhe të miratojë një garanci formale të pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit. Ndryshimi në ligj u njoh si “Amendamenti Arbnori”.

Familja Arbnori, bashkëshortja dhe dy fëmijët

Pjetër Arbnori vdiq në Napoli, Itali ku kishte shkuar pas një hemorragjie celebrale. Ai ishte i martuar dhe la dy fëmijë. Partia Demokratike, që kishte ardhur në pushtet në këtë kohë, e nderoi atë duke zhvilluar një ceremoni zyrtare shtetërore.

Vepra letrare

“Kur dynden vikingët”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1992
“Mugujt e mesjetës”, roman, 1993
“Bukuroshja me hijen”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1994
“E bardha dhe e zeza”, roman, 1995
“E panjohura”, Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996
“Shtëpia e mbetur përgjysmë”, roman, 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg.
“Vorbulla”, roman, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1997
“Letër nga burgu”
“Nga jeta në burgjet komuniste” (studime historike 1992)
“Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman, 2000
“Lufta për të mbetur njeri”, intervista, 1990-2000
“Historia e Anglisë”, Andre Morua, përkthim, 1996

Nderimet

Mësues i Popullit
Pishtar i Demokracisë
Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës
Urdhri “Nënë Tereza”
Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Urdhri “Nderi i Kombit”, dekorohet (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.

Politikë

Deputet në pesë legjislatura
Kryetari Kuvendi: 1992-1997
Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut
Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun.
Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme
Kryetari Forumit: “Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Akt heroik për të shpëtuar dy turistë”, pas mbytjes së kapitenit të anijes së saj turistike, reagon Bashkia Shkodër
Artikull pasardhës: NDODH EDHE KËSHTU – Erdhi me familjen për pushime në Theth, turisti gjen të shembur vilën që prenotoi…

TË FUNDIT

full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.