Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh
  • Sociale

PËRVJETOR – Ditëlindja e të pavdekshmit Bik Ndoja, “Nderit të Kombit” dhe mjeshtrit të pashoq të muzikës popullore…

ShkodraWeb 13 August, 2024
IMG_9869

Ramazan Çeka: Me rastin e datës së lindjes të bilbilit të këngës qytetare shkodrane, Bik Ndoja “Nderi i Kombit”, po publikoj shkrimin që në gazetën “NACIONAL” dt. 9 qershor 2013 Prof. Fadil Kraja boton për Bik Ndojën, nga i cili mora frymëzimin dhe idenë për të shkruar për disa nga personalitetet e artit dhe kulturës në Shkodër e më gjërë, për t’i botuar në libër.

BIK NDOJA BILBILI I KËNGËS SHKODRANE

Është një rrugë në qytetin e Durrësit, (diku pranë lokalit “Kali i Trojës) që mban emrin “Rruga Bik Ndoja”. Bashkia e Durrësit ka vendosur ta përjetësojë emrin e këtij këngëtari të jashtëzakonshëm shkodran. Edhe pse Biku jeton dhe vazhdon t’i këndojë shpirti e zemra. Sa bukur! Sa domethënse!

Kur vizitojnë Shkodrën shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo nga diaspora kërkojnë me ngulm të takohen me Bik Ndojën, të pijnë një kafe, të bëjnë një fotografi me të, që kur të kthehen në vendet e tyre, të krenohen, t’u thonë miqve dhe shokëve: -Kam dalë në fotografi me Bik Ndojën!…

Poetë dhe kompozitorë të njohur kanë thurur poezi dhe këngë për Bikun. Poeti Paulin Shtjefni ka bërë një poezi shumë të bukur kushtuar këtij këngëtari fenomenal. Kompozitori i mirënjohur Zef Çoba, frymëzuar nga kjo poezi, kompozoi një këngë po kaq të bukur dhe tani, kënga për Bik Ndojën është përhapur dhe bërë popullore. E këndojnë në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Diasporë… dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e këndon në çdo dasëm mërgimtarësh, këngëtari i njohur Artur Matia. E nuk mjafton me kaq. Poezi për Bik Ndojën ka thurur edhe poeti Ramazan Çeka dhe mbi bazën e saj ka thurë këngë dhe e këndon në gjithë Kosovën këngëtari i njohur Ismet Peja.

Bik Ndoja edhe pse ka mushur mbi 90 vjet, është përsëri i fortë dhe plot gjallëri. Aty nga ora njëmbëdhjetë, i hyp biçikletës dhe bën dy kilometër rrugë për të ardhur tek lokali i tij i preferuar, tek “Tullat e Kuqe” për të pirë çajin me shokët dhe miqtë e tij artistë. Gjithnjë i qeshur, fjalë pakët. Kur bisedon, veç aty e ka mendjen, tek kënga. Me zërin e tij tashmë të ulët, kujton ndonjë jare të njohur, të lexon ndonjë tekst të ri kënge me motive shkodrane që e ka thurë vetë, bile edhe melodinë e ka bërë vetë dhe na e këndon lehtë, që të mos shqetësojë lokalin. Por edhe kur këndon “lehtë” në lokal bie heshtja, sepse klientët duan ta dëgjojnë.

I miri Bik, aq shumë të flet për këngën popullore, e sidomos për “Ahengun Shkodran” (i shpallur monument kulture nga Ministria e Kulturës) sa që të duket se tashmë i është bërë diçka patologjike, që s’mund t’ja heqësh.

Ka shkruar dy libra me kujtime të jetës së tij, për mijëra këngë të kënduara jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën. Sepse ansamblet që bënin turne jashtë shtetit e kishin për nder ta kishin në repertorin e tyre.
Librat ia ka sponsorizuar një biznesmen nga Tirana, një fans i tij, me një kusht, që të mos i përmendet emri. Thashë, një biznesmen nga Tirana, jo nga Shkodra e Bikut. Tani nuk del më në skenë, veç kur e thërrasin për ndonjë intervistë ekranet e Tiranës, e përsëris, të Tiranës. Sepse ke për se ta intervistosh këtë këngëtar, që për më shumë se shtatëdhjetë vjetë shkëlqeu me zërin e tij të mrekullueshëm, në të gjitha skenat e vendit.

Qindra mijëra janë shitur kasetat e videoklipet me këngët e Bikut. Ai interpretoi dhe i dha jetë së pares komedi muzikore shqiptare “Dasma shkodrane”. Për Bik Ndojën, i madhi profesor Ramadan Sokoli, shprehej: “Bik Ndoja është i jashtëzakonshëm, unik për jaret shkodrane, të cilat, kur i këndon Biku ngjajnë si arie të vërteta të belkantos italiane”.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës i ka dhënë Bikur titullin “Krenaria e qytetit”, Thuhet se për të qenë “Qytetar Nderi” duhet të mos jeshë gjallë. Le pastaj të emrosh ndonjë rrugë apo rrugicë me emrin e Bik Ndojës. Nuk na intereson se ç’bën Durrësi!

Çudia vazhdon. Bik Ndoja unikal është vetëm “Artist i Merituar”. Dhe unë pyes:-Bik Ndoja është mbi 90-vjeçar sot. A nuk është koha që t’i jepet titulli “Mjeshtër i Madh”? Kur ai, për mendimin tim, dhe jo vetëm timin, meriton të jetë “Nderi i Kombit”.

ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 gusht 2024…
Artikull pas: VIDEO – Eksplozivi në lokalin në Rrjoll të Velipojës, policia e Shkodrës arreston një nga autorët, në kërkim tjetri

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit…. 21 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër 21 May, 2025
  • EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK 21 May, 2025
  • Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji… 21 May, 2025
  • “Përgjegjësi që e mbaj unë personalisht”, rezultati i dobët me 11 maj 2025, Dashamir Shehi jep dorëheqjen 21 May, 2025
  • DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ… 21 May, 2025
  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025
kuvendi i shqiperise 2024
  • Aktualitet

Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.