Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PËRVJETOR – Demonstrata e heshtur e Shkodrës me “14 janar 1990” nuk mund të zbehet as nga harresa…

ShkodraWeb 14 January, 2025
stalin bust shkoder 0

Sot është 14 janar 2025. Plot 35 vjet më parë, kur duheshin edhe shumë muaj që të zyrtarizohej pluralizmi politik në Shqipëri, Shkodra dha shkëndijën e parë të asaj që do të ndodhte në dhjetorin e vitit 1990.

Sot duhej të ishte dita e nderimit dhe vlerësimit të guximit të rreth 2 mijë shkodranëve, që atë të diel të 14 janar 1990, iu vunë përballë publikisht, në shesh, diktaturës komuniste që ende nuk kishte ndërmend të lëkundej për tu rrëzuar.

Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rini Monajka, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Nikolin Thana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, Gjovalin Rolba, Gjovalin Zefi, Ndoc Leqejza, Pjerin Veli, Paulin Shtjefni, Viktor Martini janë vetëm disa nga organizatorët dhe protagonistët më të spikatur të kësaj demonstrate të heshtur.

Pavarësisht se si shumë data të tjera, edhe kjo u tentua të “privatizohej”, në fakt 14 janar 1990, edhe për vetë kohën kur u organizua, nuk është “prone” e asnjë partie politike. Pas Kryengritjes Antikomuniste të Postribës në 1946 (edhe ajo u tentua të pronësohej partiakisht), 14 janar 1990 është dalja e pare publike e qytetarëve kundër partisë- shtet.

Megjithatë, pavarësisht zbehjes deri në harresë të kësaj dite, ata që e kanë përjetuar, kanë detyrimin moral t’ua përcjellin më të rinjve. Është më e pakta që mund të bëhet, teksa duhet sjell në vemendje, se edhe kjo date, 5 vite më parë, e ndau kremtimin e “14 janar 1990” në dy pjesë, edhe pse thuajse të gjithë ishin pjesëmarrës në të njëjtën demonstrate të heshtur.

Studiuesi i njohur Kastriot Dervishi, do të sillte në kujtesë disa vite më parë:

Të shtunën në darkë, regjimi kishte marrë masat të parandaluar demonstratën e nesërme, e diel 14 janar 1990. Dega e Punëve të Brendshme dhe Komiteti i PPSH-së kishin dërguar njerëzit e vet të ishin të pranishëm këtu. I gjithë grumbullimi do filmohej në mënyrë të fshehtë, material i cili nuk dihet ku ka përfunduar. DPB Shkodër hapi dosjen nr.126, ndërsa Hetuesia e Përgjithshme atë nr.113. Hetuesia i vlerësonte pjesëmarrësit në rreth 2000 veta. Rolin kryesor në tubimin e 14 janarit e kishte Rini Monajka.

Intensiteti kryesor i veprimeve shihet në datat 13-16 janar 1990. Ndërsa vijonin veprimet për “zbërthimin” e atyre që ishin arrestuar (Dedë Kasneci ishte në pozita të forta mohuese në hetuesi), veprimi kryesor mbeti vëzhgimi i afërt i atyre që do i afroheshin bustit të Stalinit. U vendos që elementët më aktivë, që ishin filmuar në datën 14 afër bustit, “disa përpunime me të dhëna të mprehta, të goditeshin”.

Nga 21 personat e arrestuar, 7 prej tyre pranuan qëllimin e pjesëmarrjes, ndërsa shumica jo.

Në datat 13-16 pati rritje të fletushkave e parullave antikomuniste, ndërsa më 15 u hodh pas Komitetit të Partisë një dinamit i përgatitur, i cili nuk realizoi plasjen “për vigjilencë të lartë të policit të shërbimit”. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi relatonte se qëllimi i demonstratës kishte qenë rrëzimi i bustit të Stalinit dhe më pas takimi me sekretarin e parë të Komitetit të PPSH-së, Xhemal Dymylja, të cilit protestuesit do i kërkonin liri shtypi, fjale, demokraci, etj. Në të gjitha shënimet vihet re se frymëzim kryesor kishin qenë zhvillimet në Lindjen komuniste. Hetuesia e përqendroi çështjen e saj te personat pjesëmarrës në demonstratë, si dhe ata që kishin shkruar parullat e këtyre ditëve.

Të dhëna për demonstratën e heshtur të Shkodrës të 14 janarit 1990

-U ndaluan 26 persona
-U dërguan në gjyq 10 persona
-U rekrutuan me material shtrëngues 3 persona
-U kryen 40 veprime me teknikë operative (TO)

“14 janar 1990” do të ishte vetëm starti i lëvizjeve antikomuniste të Shkodrës dhe shkodranëve. Me kalimin e javëve e muajve, shpirti antidiktatatorial do të jepte sprova të tjera, të shënjuara nga datat 16 Qershor 1990, 11 Nëntor 1990, 13 Dhjetor 1990 dhe 2 Prill 1991. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 janar 2025…
Artikull pasardhës: VIDEO – Pastrim i kanaleve kulluese por edhe rehabilitim i kanaleve vaditëse në bashkinë e Shkodrës

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
  • Kamionistët e Malit të Zi sërish protestë 3- ditore, bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria 13 April, 2026
  • Policia e Shkodrës procedon penalisht 6 tifozë të Teutës, dëmtuan stolat dhe i hodhën në fushën e “Loro Boriçi” 13 April, 2026
  • VIDEO – Zëvendëskryeministrja Koçiu inspekton punimet, rruga Zogaj- Shirokë drejt përfundimit… 13 April, 2026
  • NGA GJERGJ LEKA – Koha të kthejmë sytë edhe jashtë mureve të kryeqytetit, “Bilbilat…” spektakël magjik 13 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 prill 2026… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

Eric Wendt

Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan…

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kole kola polic 2026

IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
full hd.03_06_25_11.Still043

VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…!

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.