Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERVJETOR – At’ Gjergj Fishta gurëthemel i qenësishëm i vetëdijes sonë kombëtare…(foto të rralla)

ShkodraWeb 30 December, 2023
gjergj fishta varrimi 0

Me përulësi dhe respekt, me përkorje dhe ngulm të epërm shëlbimi në shpirt dhe vullnete, vijmë sot në këtë përshpirtje dhe kujtesë, sot në 83-vjetorin e vdekjes së të madhit, At Gjergj Fishta. At’ Gjergj Fishta ishte figurë qendrore e veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike, e jo vetëm. Roli dhe kontributi i tij në ato vende ku ai behu si një zë, ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes sonë kombëtare.

E pamatshme është vepra që gatoi me pasion e përkushtim. Gjithçka që rreket të formësojë përmbledhtazi jetën dhe aktin e tij krijues, do ta kishte të pamundur ta përfshinte të gjithin në këtë përqafim dëshmimi. Ai ishte një univers, ishte një kapacitet gjithëdimensional. I lindur për të qenë një i jashtëzakonshëm, ai e ndërtoi këtë mit, pikërisht atë që na qaset sot në nevojën gjithnjë të pashterrur për ta përvetësuar si kapacitet, si vlerë dhe si një fenomen.

Pak njerëz kanë pasur fatin e At Gjergj Fishtës në të mirë dhe të keq. Vdiq dhe u përcoll me nderime të mëdha duke lënë pas një akt të pashoq krijimi. Pak vite më pas… eshtrat ia derdhën në lumë. Dhe vjen si një gjamë harresa dhe anatema prej diktatutës komuniste. U bë çmos të shtypej me dhunë e me gjak, me frikë e me mohim çdo gjurmë yjësie që ai la. Dhe vjen demokracia.

Edhe pse i ç’burgosur nga anatema, mohi e harrimi, ende mbeti jo krejt i shpaluar, jo gjithkund i pranuar, jo gjithqysh i këtushëm. E keqja, lëngimi, anatema i kishin ngulur thellë thonjt. E megjithatë ai mundi të rivinte si një vigan, si një zë i fuqishëm, si një e vërtetë e pamohueshme. Ai mundi të rigjente vendin e vet në zemrat që e kishin strukur dhe e mbanin të fshehur si një amanet i vetë Zotit dhe Kombit që i kishte gjithçka. /Nga Albert Vataj, publikuar në Facebook/

gjergj fishta varrimi 5
gjergj fishta varrimi 6
gjergj fishta varrimi 2
gjergj fishta varrimi 4
gjergj fishta varrimi 7
gjergj fishta varrimi 10
gjergj fishta varrimi 3
gjergj fishta varrimi 8
gjergj fishta varrimi 9

Post navigation

Previous: Lëvizte me biçikletë i dehur dhe përplaset me një makinë, policia e Shkodrës procedon penalisht 46- vjeçarin
Next: VIDEO – “Shkodra qendër e rëndësishme ekonomike rajonale”, prezantimi i buxhetit 2024 nga kryebashkiaku Benet Beci

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.