PËRVJETOR – 7 vjet pa ty mik i shtrenjtë Zamir Shpuza…

Si sot …7 vjet pa ty miku im i shtrenjte…djali flori i Shkodres dhe futbollisti model i Kombetares se Shqiperise Zamir Shpuza! Flisnim shpesh ne telefon e shkembenim mesazhe prej vitesh…sepse kishim mbi dy dekada qe ishim miq te mire me njeri tjetrin …


Keshtu ndodhi edhe ate fillim te vitit te ri 2014 kur i uruam njeri tjetrit nje vit te mbare por… nje jave me vone ndodhi pikerisht ajo qe une e askush tjeter nuk do guxonte ta conte dot ne mend madje as edhe ne enderren me te keqe te tij…

Edi Martini miku yt e i imi qe kish ardhur ne Gjermani per tu takuar, cmallur e ndenjur pak dite me ty…me njofton se nje Hemoragji Celebrale te kish goditur pa pritur ne 7 janar 2014 e ti ndodheshe ne spital ne lufte me vdekjen…

Dhe tre dite me pas …me 10 janar 2014 ne moshen 45 vjecare do te ikje kaq shpejt, kaq papritur e kaq dhimbshem nga kjo bote duke na shokuar e tronditur fort te gjitheve…

Te njoha qe kur erdhe se pari tek Vllaznia jote e zemres ne edicionin 1988- 89…ku vetem 19 vjecar do te zije vend ne formacion e shpejt do te beheshe nje nder pikat me te forta te skuadres tende…


Me pas miqte e mij te hershem shkodran me treguan goxha per biografine e persekutimin familjar te hershem tendin e te familjes tende sikurse me gezuan se tepermi kur me rrefyen edhe se si pas 90 shtepia jote e familjaret e tu u shnderruan ne nje Cerdhe antikomuniste e u vune krejtesisht ne sherbim te Demokracise qe sapo kish nisur rrugetimin e veshtire ne bastionin e fundit komunist te Europes…

Ne 89-90 do te veshesh fanellen e Partizanit e nje vit me pas serisht tek Vllaznia…dhe ne 1991 do te behesh futbollisti i pare shqiptar profesionist teksa firmos e luan ne Ligen e Pare te ish Jugosllavise me fanelen e Buducnostit te Titogradit…

ShkodraWeb Channel

Me 1992 shpallesh Kampion i Shqiperise me fanellen e Vllaznise dhe edicioni 94-95 do te gjeje ne Gjermani tek FC Speyer… Nje vit me pas do te luash ne Bundesligen e 2 gjermane per Waldhof Manhaim …ku fiton admirimin e te gjitheve per korrektesen e profesionalizmin tend model…

Skuadra te tjera si Viktoria Griesheim e FC Frankfurt Hol do te kerkonin sherbimet e tua …te mbrojtesit shtatlarte, te sakte, te sigurte e teper korrekt e profesionist ne loje …

Nga 2000-07 do te atashoheshe tek skuadra e qytetit tend Speyer ku si lojtar e trajner i dhe gjithcka te mire qe dite e qe pate ketij klubi qe te donte e te respektonte aq fort…

Plot 18 vjet kariere sportive …si pak kush tjeter o Zamir Shpuza.,..ku mbi te gjitha ishe e mbete po ai …djali i mrekullueshem me zemer flori e plot humor…dhe futbollisti i shkelqyer e model brenda e jashte fushes se lojes…

Me dhemb goxha shpirti Tuto…kur e risjell ndermend jeten tende qytetare e sportive qe iku kesisoj kaq cmendurisht si neper sekuencat e nje filmi qe filloj e mbaroi sa te hapje e te mbyllje syte… me nje fund kaq tragjik…e kaq pa drejtesisht !

Pasi kishe luajtur me pare me U-21 te Shqiperise me skuadren Olimpike te saj…trajneri i atehershem i Kombetares sone Bejkush Birce do te besonte fanellen kuq e zi kunder Cekosllovakise ne ate 1 maj te larget te 1991…ku patem humbur ne Tirane 2-0…

Pak kohe me vone je serisht ne formacionin kuq e zi teksa mundim Islanden 1-0…dhe me pas ”te harruan krejt”…nje zot e di pse… Do te rishfaqesh perseri me Kombetaren e Shqiperise ne ato ndeshje te medha por edhe te veshtira te emigrimit te Kombetares sone ne Granada te Spanjes ne 1997 kur trajneri shkodran Astrit Hafizi do te kete ne planet e ne formacionin e tij kunder Ukraines se Shevcenkos e Rebrovit qe na mundin pa drejtesisht 1-0…

Do te shkelqesh ne ate ndeshje te pa harruar po ne Granada ne 1997 kunder Gjermanise 2-3 ku kishe perballe Meller, Klinsman , Bierhof e kompani…dhe do ta mbyllje me Kombetaren me 7 qershor po te 1997 ne Oporto kunder Portugalise [0-2] se Joao Pintos e Figos me shoke…

Nje kariere per tu patur zili …dhe nje fanelle me numrin 2 qe vlen te respektohet maksimalisht per gjithcka qe dha ne fushe me cilindo ekip qe luajti…e mbi te gjitha nje djale, nje shok e nje mik i mire e i rralle qe na mungon sot kaq shume te gjitheve Tuto…

Fanellen qe ke veshur ne foton ne fjale qe shoqeron kete shkrim – homazh timin ne kujtim e ne respektin tend miku im i shtrenjte…une e mora dhurate prej teje pikerisht pas ndeshjes me Gjermanine dhe e mbajta me kujdes ne koleksionin tim te pasur sportiv per plot 23 vjet me radhe…

Por tashme kam vendosur ta ktheje ne origjine…ta kthej atje ku jam mese i sigurte se vlen shume me teper se sa ne sirtaret e koleksioneve te mija…ta kthej ne shtepine e ne familjen tende te madhe… ne Shkoder…e t’ja dhuroi si kujtim Nenes tende se ciles ikja jote e dhimbeshme nga kjo bote ende nuk ja ka thare dot lotet e dhimbjes nder faqe e ne shpirt…le ta kene kete fanelle edhe motra e vellau yt , femijet e tu…bashkeshortja jote…njerezit e afert te gjakut e te fisit tend dhe le te shmallen me te duke te mbajtur te gjalle ne kujtimet e kujtesen e tyre perjetesisht …sepse e meriton vertet me gjithe ate miresi pa fund qe le pas.,..

Si sot 7 vjet pa ty Zamir Shpuza…pa humorin e miresine tende pa fund Tuto… Sa dhimbje…por edhe sa mall …mik i shtrenjte …

Na mungon shume…te gjitheve ne qe te deshem e qe na doje aq shume…por ani …lum kush le pas kujtime te mira e lum kush le pas emrin e mire…dhe ti fatmiresisht i ke lene te dyja… /Nga Adriatik R. DOSTI/

VIDEO E DITËS

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel