PERVJETOR – 20 shkurti 1991, kur shqiptarët rrëzuan simbolikën e të keqes 45 vjeçare nga sheshi kryesor i Shqipërisë (video)

Shqipëria sot kujton 29- vjetorin e rrëzimit së bustit të Enver Hoxhës nga sheshi qendror i Tiranës. Më 20 shkurt 1991, mijëra të rinj u nisën nga “Qyteti Studenti” drejt qendrës së Tiranës për të rrëzuar monumentin e diktatorit Enver Hoxha.


Rrëzimi i bustit ishte simbolika e rënies së një regjimi që po jetonte ditët e tij të fundit dhe që ishte paraprirë nga një seri zhvillimesh të ndryshimit të madh, i cili nisi me protestën e studentëve, grevën e tyre të urisë e pranimit të pluralizmit politik të Shqipërisë në ditët e para të dhjetorit 1990.

Pas përleshjes me policinë, u arrit rrëzimi i bustit, duke e futur 20 shkurtin në kalendarin e historisë, si ditën e ndarjes me diktaturën dhe fillimit të një epoke të re për Shqipërinë e shqiptarët.