Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh

PËRVJETOR – 10 vite nga ikja e beftë e Sokol Olldashit, misteret e një nate që vazhdon të ngjallë mister…

ShkodraWeb 20 November, 2023
sokol olldashi

20 nëntori 2013 shënoi të fundit ditë të Sokol Olldashit në këtë jetë. Ora 21.20 në Krrabë të Tiranës, shënoi frymën e fundit të ish- ministrit, ish- kandidatit për kryetar të PD- së përballë Lulzim Bashës dhe deputetit Sokol Olldashi. Dhimbje, trishtim por edhe mister për ata që e njohën nga afër por edhe nga larg si personazh publik.

Nga ajo ditë, publikisht por edhe në rrethe të ngushta, diskutohet për aksidentin e çuditshëm që i mori jetën Olldashit. Vdekja e tij është e mbulur me shumë pikëpyetje, të cilave as ekspertët më të mirë, as vitet që po kalojnë, nuk arrijnë ti japin përgjigje. A ishte në rrethanat e një aksidenti që do të përfundonte fatalisht? Kush ishte në makinë me Olldashin? A iu dha ndihma menjëherë dhe a erdhi vdekja e tij pikërisht nga aksidenti?

Me gjasë, këto pyetje nuk do të marrin përgjigje edhe për shumë kohë, ndoshta kurrë. Shumëkush është përpjekur të deshifrojë largime nga politika e qeveria, divorce të çifteve VIP, si me lidhje me ngjarjen tragjike. Por deri tani, asgjë nuk ka dalë dhe nuk është provuar “në dritë të diellit”. Ka shumë hamendësime, dyshime e aludime, mbase pikërisht për të lënë në errësirë këtë ngjarje. Mbase, sepse kështu është më mirë. Jo vetëm për Olldashin por edhe të tjerë.

Sot, kur kanë kaluar 10 vite nga ikja në një botë tjetër, janë të shumtë miqtë e tij që e kujtojnë. Sjellin në vemendje detaje të shumta nga një jetë e jetuar mjaft intensivisht. Sokol Olldashi është dhe mbetet nga ata politikanë që vështirë të rimishërohen edhe tek pasardhësit direkt biologjikë. Nga Kelmendi në Konispol, nga Karaburuni në Qafë Thanë, miqtë e shokët e Olldashit janë të shumtë. E sot, mbase pjesa dërrmuese e tyre pyesin: Pse ike Sokol? Ike vetë apo “rrethanat” i krijuan që ti të ikje shumë para kohe?

Për shumë kënd, jeta është e padrejtë, madje edhe mizore. Këtu mund të gjejnë prehje të gjitha dyshimet, hamendësimet, aludimet për fundin e beftë të Sokol Olldashit. Përtej të gjithave, ajo që mbetet sot pas 10 viteve por edhe më përtej, është kujtimi që lë pas. E kur janë qindra, mijëra ato që kujtohen edhe kur nuk je, tregojnë se jeta që ke jetuar ka lënë gjurmë, gjurmë të thella. Pushofsh në paqe Sokol Olldashi! Mbase shumë pyetje për fundin tënd do të marrin përgjigje vetëm në botën tjetër! /Nga Blerti DELIJA/

FJALIMI I FUNDIT NË KUVEND I SOKOL OLLDASHIT, 7 SHTATOR 2013

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 nëntor 2023…
Artikull pas: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 nëntor 2023…

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025

TË FUNDIT

  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publik nis edhe në Shkodër, Policia Bashkiake shpërndan njoftimet për bizneset 15 July, 2025
  • VIDEO – “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, një grup aktivistësh nisen drejt Thethit për mbështetje… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vila e fundit e mbetur në Theth nga aksioni i IKMT- së, shembet me shpërthim të kontrolluar 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Japin dorëheqjen tre zëvendëskryetarët, administratorët dhe drejtorët në bashkinë Vau Dejës… 15 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Punonte për hapjen e një pusi uji në Malësi të Madhe, humb jetën 55- vjeçari…(emri) 15 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 15 korrik 2025… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

vengu shtepi arben anamali 2025
  • Aktualitet

FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali

ShkodraWeb 15 July, 2025
sokol dedndreaj frrok cupi 2025
  • Kryesore

NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…!

ShkodraWeb 15 July, 2025
edon murati vllaznia 2025
  • Aktualitet

Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë…

ShkodraWeb 15 July, 2025
e-albania alban preka 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër…

ShkodraWeb 15 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.