Skip to content
11 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Përulem përpara dashurisë suaj…”, Eni Jani falenderon shqiptarë për mbështetjen për bashkëshortin

ShkodraWeb 2 August, 2023
genc fuga eni jani 2023

E verteta dhe mirenjohja ime. Per pune sekondash une do postoja nje status mirenjohje dhe falemderimi per te gjithe ata qe vepruan dhe me qendruan prane. Me sjellin linkun qe qeveria akordoi nje fond prej 2 milione leke te rinj per nderhyrjen e Gencit. Pas kesaj ndjeva se ajo qe kisha pergatitur per te postuar do keq interpretohej dhe nuk e postova duke mos dashur te cenoj kurresesi dinjitetin e Gencit dhe respektin tim per te. Por ne si cift pervec parimit te mirnjohjes kemi dhe ate te se vertetes dhe vendosa qe falenderimeve te mija ti shtoja dhe te verteten e asaj nate dhe pse mbase ata qe jane pjese e se vertetes e falenderimit nuk do e pelqenin qe ti publikoja (Ju kerkoj ndjese per kete).

Por une nuk mund te rri pa i thene keto te verteta e falenderime.Dua ta nis nga momenti i veshtire ku gishti im i dha “send” postimit ne instagram dhe fb. Sapo doli postimi, qe nje reagim i menjehershem sensibilizimi qe ma ngrohu zemren dhe me mbushi me force , me ate force qe eshte e domosdoshme ne ato momente. Operacioni kish pak qe kish nisur dhe ne dere te spitalit u shfaq nje person i cili per mua eshte Drejtor i Pergjithshem i institucionit ku une punoj dhe kisha adresuar thirjen time por tek une erdhi si Alfred Peza, erdhi me te gjithe humanizin dhe mbeshtetjen njerzore e mbi te gjitha me optimizmin qe cdo gje do shkoj mbare e mire.Me te ne krah me erdhi nje telefonate nga Klodi i Amerikanit (sic degjoj shpesh ta therrasin) i cili me dha nje siguri te cilen e kisha te nevojshme ne momentet qe po behej nderhyrja, siguri te cilen e pata dhe ne vazhdimesi.

Faleminderit Profesor Mevlan Shanaj dhe Regjisorit Kico Londo per telefonatat e kryera. Faleminderit Znj. Manastirliu per mbeshtetjen e menjehershme dhe interesimin e vazhdueshem.

Faleminderit Z. Veliaj, edhe per mbeshtetjen tende qe e tregon sa here eshte e nevojshme. Faleminderit pafund mjekeve duararte Dr.Eugenit, Dr.Arbenit, Dr.Gentit dhe Dr.Vojsaves te cilet bene mrekulli ne ate situate te veshtire te Gencit.Faleminderit Profesor Petreles qe eshte i gatshem te me pres ne cdo moment.

Faleminderim zemre per te gjithe te afermit dashamiresit koleget.Dhe ne fund, por jo nga rendesia falenderim shpirti te gjithe njerezve te thjeshte qe u bene nje me dhimbjen time. Faleminderit per cdo lutje te ndjere tuajen qe ma beri zemren dhe me te forte.Faleminderit per cdo kontribut zemre qe tek une mori permsa mrekullie duke pare qe ne nje kohe rekord shume zemra qe u bene bashke me dhane fryme,besim, siguri. Kamber Mici faleminderit qe me ndihmove ne hapjen e llogarise ne GoFundMe.

Faleminderit te gjithe miqve qe naten e operimit ishin prane meje per nje perqafim.

Genci, me zotin para dhe me gjithe dashurine e njerezve ne te dy do kemi nje rruge te veshtire perpara… por ashtu sic duhet sepse shume njerez me bujarine e tyre e kane bere te mundur qe kete rruge ta kemi te perballueshme.

Dhe ne fund o Flor Mumajesi, e di qe do me thuash pse, por nuk mundem te mos ia them te gjitheve se ke nje zemer flori. Faleminderit per ate mbeshtetje zemre qe nga momenti i pare.

Te dashur miq, te njohur dhe te panjohur, sidomos ju te panjohur qe madheshtine e Gencit e sollet aq ngrohte tek une me respektin e simpatine per te. Ju drejtohem duke ju thene se nuk kam ditur asnjehere te jem e mire me fjalen por fjalet e zemres nuk i kam kursyer asnjehere sepse jane gjithmone te verteta e kur jane te verteta jane te ndjera. E verteta ime eshte dashuri dhe respekt per gjthesecilin nga ju qe ishit prane nesh. Perulem perpara dashurise suaj ashtu sic perulem ne skene perpara duartrokitjeve tuaja.
Ju dua!!!!! /Nga Enerjeta JANI FUGA, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SPAK mbyll herimet pēr të penduarin e drejtēsisë, 20 personave u janë komunikuar akuzat zyrtare…
Artikull pasardhës: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme”, u arrestua për llogari të Gjykatës Speciale në Kosovë, masa e sigurisë për ish- ushtarin e UÇK- së…

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.