Shkruan në Facebook Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe: Në skajin verior të Shqipërisë ku vëmendja ka qenë maksimale. Punë e jashtëzakonshme është bërë për transformimin e Vermoshit, i cili sot është kthyer ndër fshatrat më të vizituar të Shqipërisë.
Falë investimeve të kryera, Vermoshi është bërë i lakmueshëm për investitorët vendas dhe të huaj dhe vlera e pronës sot, është më e lartë se kurrë më parë, gjithashtu është rritur ekonomia familjare dhe mundësia për punësim.
Vermoshi don punën, Vermoshi nuk njeh parti, sepse përtej çdo partie ka vetëm një Shqipëri, ka vetëm një Malësi.