Një aksident me pasojë humbjen e jetës së drejtuesit të një biçiklete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Katund i Ri në Durrës. Ka qenë pikërisht biçikleta e cila është shfaqur papritur para një furgoni dhe për pasojë ka ndodhur një përplasje.
Mësohet se drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia ka mberritur aty dhe po punon për të zbardhur shkaqet të cilat çuan në këtë aksident fatal.
Njoftimi i policisë lokale:
Me datë 30.10.2019, rreth orës 21:00, në sektorin “Rinia”, Durrës, shtetasi F.L.,47 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë, A.V., 45 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit