Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERSONAZH – Një vit nga ikja fizike e Profesor Ahmet Osja, një nga ato mungesa që Shkodra i ndjen…

ShkodraWeb 23 February, 2022
ahmet osja plaku

Si sot një vit më parë do të shuhej në moshën 80 vjeçare profesori i shkencave bujqesore i cili ka mbajtur edhe titullin “Mjeshtër i Madh”, Ahmet Osja. Një nga emrat më të spikatur ndër intelektualët jo vetëm shkodranë por edhe më gjërë, një qytetar model dhe vlerë e padiskutueshme, mungon në krye të vitit nga ikja fizike.

Profesor Ahmet Osja afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

Ahmet Osja ishte diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor sot Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe punoi fillimisht si Agronom në zonën e Dukagjinit, në Stacionin e Zooteknisë në Shkodër. Për afro 30 vjet punoi si ekspert dhe pastaj si drejtues në Instituti i Misrit dhe Orizit. Si koleg i afërt i akademikut dhe shkencëtarit , Hysen Laçej , njihet për rolin e çmuar në krijimin e hibrideve të rinj të misrit si dhe evolimin e teknologjisë së tij. Afro 9 vjet përfaqësoi rajonin si deputet në Kuvendi i Shqipërisë.

Profesor Osja ishte autor dhe bashkë autor i disa botimeve në lëmin e Bujqësisë shqiptare me kolegët e tij sidomos me Profesor Andrea Shundin me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka realizuar një seri shkrimesh të vijueshme në gazeta qëndrore e lokale dhe në revista ashtu si një gazetar profesionist dhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptar të Bujqësisë a ka vlerësuar me titullin Kryetar Nderi të saj.

Botoi në 100 vjetorin e Pavarësisë, studimin për lulet Alpine “100 foto – 100 lule në Alpet Ilirike” si Biolog eksplorues, i vlerësuar edhe si Mjeshtër Sporti në Alpinizëm. Studimi praktik për turistin u vlerësua si një vepër me vlera të dobishme dhe zbulime premier në nivel studiuesish rajonalë.

Fjala e lamtumirës mbajtur nga Profesor Moikom Zeqo në varrimin e Profesor Ahmet Osja me 23 shkurt 2021

Gjithë fshatrat e nën Shkodrës dhe mbi Shkodrës unë i kam shëtitur me Ahmet Osjen, kemi qënë dhe ca kohë bashkë ministra ,ai ka qënë i Bujqësisë unë i Kulturës, e njoh mirë gjatë gjithë këtyre viteve dhe padyshim nuk dua të them në mënyrë rutinore fjalët “ishte thjesht njeri i mirë”.

Në popullin shqiptar ka disa tipologji njerëzish ,një tipologji që ne e themi shpesh në literaturë dhe në shkencë ,homoalbanicus -njeriu shqiptar , në një tipologji të njërëzve që mund të jenë shqiptar por dhe mund të mos e duan Shqipërinë ,ose sjanë njerëz të këndshëm për tu admiruar, nuk janë njerëz për të cilët mund të fliten fjalë të mira, sic janë të gjithë popujt. Mua më duket që njerëzit si Ahmet Osja përbënin këtë homoalbanicus më mirë nga të gjithë dhe kjo arrihet kur një individ ndryshon shumë gjëra në brendësi të vet dhe fut popullin e vet brenda përmasave të tij, këtë nuk e bëjnë dot të gjithë, por Ahmet Osja ishte i zoti ta bënte këtë gjë, ai qe një njeri i thjeshtë me një modesti proverbiale, qe njeri i ditur, nuk qe njeri i përkëdhelur nga fati, nga jeta, përkundrazi ka qënë një njeri i tokës, i lidhur me diturinë universale të tokës që sot bashkë me gjenetikën ndoshta është dituria e vetme për të mbijetuar njerëzit në këtë botë .

Ishte një njeri i cili kontribuoi për bujqësinë, kontribuoi për shkencën e bimëve të cilat kanë sekretin më të madh të jetës në këtë planet, pra u mor me një gjë që ishte thelbësore.
Nga pikëpamja njerëzore siç e keni njohur ju të gjithë, mua më mbetet vetëm të artikuloj idetë tuaja të cilat janë të pranishme edhe në heshtje…

Ai ishte një njeri i cili kishte miqësi të madhe me të gjithë dhe nuk mbaj mend ndonjëherë që mund të ketë pasur një njeri që të thotë që : ”Unë kam pasur një konflikt, kam pasur një kontradiktë, jam zënë, kemi bërë fjalë me Ahmet Osjen”.

Ishte tjetër njeri Ahmet Osja.

Ahmet Osja ishte jo tek ato njerëz të shumtë dhe të rëndomtë që ka edhe një popullsi si e jona, se kështu janë edhe popujt e tjerë, nuk jemi vetëm ne, por ishte njeriu i cili përfaqësonte ose donte ta përfaqësonte atë që mohohet sot, ose nuk duhet sot siç duhet, Shqipërinë .

Mua më duket që konceptualisht kjo është diçka titanike, nuk është një gjë e thjeshtë, kjo është diçka që e kanë vetëm poetët dhe njerëzit si Ahmet Osja .
Siç thotë dhe Mjeda i madh “po nuk u shojt jo sot Shqiptaria”…

Post navigation

Previous: “Politikën në asnjë moment nuk e kam konsideruar përfitim personal dhe të momentit”, Xhevdet Amuli deklaratë për mediat
Next: Fitoi në Arbitrazh Ndërkombëtar mbi 100 mln euro por drejtësia shqiptare e dënon me 17 vjet burg Francesco Becchetti- n

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.