
Agron Dizdari, një nga aktorët më të njohur shkodranë, feston sot ditëlindjen. Pinjoll i një familjeje shumë të njohur dhe me kontribute në Shkodër, Agroni ka interpretuar që në moshën 19 – vjeçare. Karriera e tij regjistron 70 role me teatrin “Migjeni” dhe 13 në kinematografi. Dizdari ka qenë edhe drejtues i teatrit “Migjeni” për dy vite. Në këtë ditë të rëndësishme për jetën e Agron Dizdarin, nuk mund të mungonte edhe urimi i kolegëve të tij të teatrit “Migjeni”, shoqëruar me disa foto nga interpretimet e tij.
PUBLIKIMI I TEATRIT “MIGJENI”
Sot, aktori i mirënjohur i teatrit “ Migjeni”, Agron Dizdari, feston 75 vjetorin e lindjes. Kolegët e tij, me gjithë zemër i urojmë: Jetë të gjatë, me shëndet dhe sukses!
Agron Dizdari filloi veprimtarinë artistike në skenën e teatrit në vitin 1967 . Gjatë gjithë veprimtarisë së tij artistike ka interpretuar rreth 70 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Agroni ka realizuar dhe disa dokumentarë për figura të shquara të qytetit tonë si dhe regjisor i shumë veprimtarive kulturore dhe artistike.
Gjatë viteve 2002-2005 ka qënë drejtues i teatrit. Në vitin 2022 nderohet nga Presidenti i Republikës me titullin “ Mjeshtër i Madh”.
ShkodraWeb Media i uron edhe 100 vite të tjera Mjeshtrit Dizdari!