Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore
  • Personazh

PERSONAZH – Martin Camaj, 31 vjet mungesë fizike por vazhdimisht e përherë më i vlerësuar për veprën e tij

ShkodraWeb 1 week ago

Më 12 Mars 1992, në Lengrries, Gjermani, ndrroi jetë folkloristi, gjuhëtari dhe shkrimtari i madh shqiptar, Martin Camaj. Ai vlerësohet si një nga autorët kryesorë të prozës moderne shqiptare. Romani i tij “Rrathë” konsiderohet të jetë romani i parë psikologjik i shkruar në gjuhën shqipe.

Martin Camaj lindi më 21 korrik 1925 në fshatin Temal të Mbishkodrës. Prindërit e dalluan zgjuarisë e tij që në fëmijëri dhe e nxitën përtej rrugës së zakonshme të çobanit, drejt asaj të arsimit, ku ndoqi studimet në të mirënjohurin Kolegj Saverian.

Pas arrestimit nga komunistët në 1948, Martini 23-vjeçar arratiset për në Jugosllavi ku pas disa peripecish, ai filloi studimet në Universitetin e Beogradit, në degën Gjuhë-Letërsi sllave dhe latine. Më tej vazhdon studimet albanologjike në Sarajevë, Romë e vendoset përfunimisht në Mynih ku dhe themelon katedrën e studimeve albanologjike atje.

Fokusi i studimeve të tij doktorale e postdoktorale tw tij ishin gjuha shqipe dhe dialektet, sidomos e folura e arbëreshëve të Italisë së jugut. Studimet e folklorit ishin qendra e veprimtarisë së tij si lektor e më vonë si shef katedre i albanologjisë në Universitetin e Mynihut.

Përtej punës kërkimore, Martin Camaj kishte kriijuaj një repertor të gjerë veprash letrare në formën e prozës e poezive, mes të cilave “Nji fyell ndër male” (Prishtinë, 1953) dhe “Kanga e vërrinit” (Prishtinë, 1954), “Lirika mes dy moteve” (Mynih, 1967), “Rrathë” (1978) etj. Veprat e Martin Camaj do të mbeteshin nën hije, sidomos gjatë regjimit komunist në Shqipëri për shkak të luftës ndaj figurës së tij prej të arratisuri.

Martin Camaj ia dedikoi jetën e tij studimeve albanologjike dhe lëvrimit të gegnishtes në poezinë e prozën e tij. Në jetën e Camajt, ajo që ishte fatkeqësia e pamundësisë së kthimit në vendlindje, u kthye në bekim të letrave shqipe ku në rreshtat e tij gjejmë aq shumë atdhe, fëmijëri e vendlindje. Martin Camaj u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare, më 12 mars 1992, pa arritur të kthehej asnjëherë në Shqipëri.

Continue Reading

LAJM PARA: DOSSIER NGA ANILA DUSHI – “Nga Musai, Shejnazja e Safetja, te Armer Juka…”, saga e familjes shkodrane që u masakrua…
LAJM PAS: FOTO – Protesta e dytë për rrugën e Dukagjinit, zyrtarizohen kerkesat nga komuniteti dukagjinas i Shkodrës…

TË FUNDIT

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • Aktualitet

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

32 mins ago
EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

1 hour ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

1 hour ago

TË FUNDIT

  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • BBVIP – Ylli i Kombëtares shqiptare mbështetës i Luizit, mesazhi i veçantë për “luanin” e shtëpisë…

TË FUNDIT

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • Aktualitet

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

32 mins ago
EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

1 hour ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

1 hour ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

9 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.