Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERSONAZH – Ekspoze në përkujtim të At Pjetër Meshkallës me iniciativën e Vitor Martinit…

ShkodraWeb 1 June, 2025
at pjeter meshkalla vitor martini 2025

Vitor Martini është nga ata, që mund të cilësohen personazhe antikonformistë. Njohja e kahershme me të, pavarësisht se ka tre dekada që është vendosur në SHBA, e forcon më shumë këtë bindje. Përfaqësues i një familje që ka vuajtur 104 vite burg në sistemin diktatorial në Shqipëri, asnjëherë nuk e shpërfaqi ndjenjën e hakmarrjes për vuajtjet.

Ishte 16- vjeç kur ra në burgjet e diktaturës, pashmangshmërisht si babai por edhe vëllezërit e tij. U dënua me 7 vite burg, me akuza krejt false. Sot e kësaj dite, ai e konsideron veten viktimë të sistemit komunist, ndërsa ishte ndër të parët që u angazhua në ndryshimet demokratike të vitit 1990. Është i bindur dhe e shpreh, që demokracia nuk ka ardhur akoma ndër shqiptarë.

Para disa ditëve, në ardhjen e tij të radhës, të rregullt, të përvitshme në Shqipëri, më tregoi idenë që kërkonte të materializonte. Të rikthente vëmendjen tek një figurë e nderuar por pak e hulumtuar, siç është At Pjetër Meshkalla. Kjo, jo rastësisht. Mund të quhet se Vitori është një nga nxënësit e At Meshkallës, gjatë viteve jo të lehta të burgut komunist.

Jo vetëm kaq. Edhe pas daljes nga burgu, Vitori, nëna e tij por edhe vëllezërit, i qendruan afër At Meshkallës, deri sa mbylli sytë në vitin 1988. Vitori, me memorien fantastike që ka, i risjell të freskëta në kohë jo vetëm momentet me At Meshkallën, por edhe krijimet e tij, një pjesë të të cilave i ka publikuar ndërsa të tjerat nevojitet të publikohen.

Me 4 qershor, në sallën A1 të Fakultetit Ekonomik, duke nisur nga ora 11.00, ata që do të jenë të pranishëm, kanë mundësi të dëgjojnë dëshmi autentike që do ta risjellin At Pjetër Meshkallën me të gjithë madhështinë e tij. Është zgjedhur një sallë e re, por në të njëjtin vend, ku në prill 1967, u organizua një mbledhje për ta demaskuar publikisht At Meshkallën, e sigurisht, nuk ia dolën. Është kleriku i parë që u dekorua më 1992 “Pishtar i Demokracisë”, ndërsa Jezuitët në Shkodër emrin e tij ia vunë shkollës së mesme që mëkëmbi Kolegjin e moçëm Saverian.

Post navigation

Previous: FOTO – Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu në Ulqin
Next: “Ka zgjuarsinë dhe pamjen e një lordi”, “North King” Visjan Ukcenaj dedikim prekës për dajën e tij shkodran

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026

TË FUNDIT

  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ditmir bushati protesta koncerti 2026

NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte…

ShkodraWeb 12 July, 2026
alban thika marjana koceku 2026

NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur

ShkodraWeb 12 July, 2026
full hd.04_32_41_13.Still070

VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.