Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERSONAZH – “Dokja” i Vllaznisë, Zyhdi Çoba feston ditëlindjen, një jetë e lidhur me sportin…

ShkodraWeb 24 January, 2026
zyhdi coba vllaznia

E kush nuk e njeh mjekun e shkëlqyer sportiv por edhe njeriun e mrekullueshëm, shkodranin tipik qytetar e të civilizuar Zyhdi Çobën.

Te gjithë ata që jane marrë me sportin e futbollin në veçanti të flasin me superlativa per këtë njeri duar-artë e të pa përtueshëm, profesionist model e mbi të gjitha një shok e mik i mirë e i rrallë.

Dhe puna e fama pozitive e Doktor Zyhdisë siç i thërrasin me aq respekt e konsideratë shkodranët e tij të dashur ..ka vite e vite që është ngjizur pa zgjidhshmërisht me qindra e qindra ngjarje futbollistike gjurmëlënëse jo vetëm të Vllaznisë, skuadrës së tij besnike e të zemrës por edhe të ekipeve tona Kombëtare..

Zyhdija e nisi dashurinë e tij me sportin që në rininë e tij të hershme, teksa në mes vitet ’60 e deri ne mesvitet ’70 do te ishte në ndër basketbollistët titullarë të Vllaznise së Shkodrës ku printe aso kohe i famshmi Renato Radoja.

Por krahas sportit Zyhdiu vazhdoi studimet e larta ne Universitetin e Tiranës ku ju përkushtua mjekësisë, e ku me pas u koncentrua në Mjekësinë Profesioniste Sportive.

Edhe sot Doktor Zyhdia edhe pse 83- vjeçar, ku gati 50 vite i përkasin profesionit te tij të Mjekut Sportiv, të detyron ta admirosh me përkushtimin e seriozitetin e tij, me korrektesën e profesionalizmin perfekt por mbi të gjitha edhe për atë shëndet e fizik te lakmueshëm aq sa e ke të vështirë t’ia besosh dot moshën e sidomos t’ia besosh vitin e tij të lindje, atë vit të larget të 1943.

Jo më kot në një bisede timen me disa miq te mij të hershëm sportistë e trajnerë në vite të ndryshme rastin e Doktor Zyhdisë e kam krahasuar me atë të një vazhduesi besnik, të të paharruarit e të mrekullueshmit tonë Ali Kastrati.

Po, po nuk e teproj hiç kur them se Zyhdi Çoba i Shkodrës e i tërë Shqipërisë është një tjetër Ali Kastrat i historiseë së sportit shqiptar.

Kam patur fatin e kenaqësinë profesionale të kem qenë shumë herë pranë Doktor Zyhdisë. Në sa e sa aktivitete sportive e kryesisht futbollistike, brenda e jashtë vendit.

Në Shkodër por edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë dhe kam parë e ndjerë nga pranë respektin dhe konsideratën qe ka gjithkush për këtë njeri sa të thjeshtë e punëtor aq edhe fjalë pak e të përkushtuar si rallë kush në zanatin e tij.

E kam mik të mirë e të hershëm Doktorin e mrekullueshëm sportiv të Shkodrës ose thënë ndryshe, njërin prej Ikonave të gjalla të historisë së sportit të këtij qyteti dhe për këtë ndihem vërtetë mirë e me fat.

Prej se largu, Doktor Zyhdija të uroj e dëshiroj tana t’mirat, ty personalisht por edhe familjes së respektuar Çoba, njërës prej familjeve shumë sportive të Shkodres ndër dekada. Kjofsh kurdoherë ky që ke ken, njeri i rinisë së perjetëshme.

Respekte e përqafime me mall e konsideratë të veçantë për punën tënde të jashtëzakoneshme në të mirë të sportit shqiptar e atij shkodran në veçanti. /Nga Adriatik Riza Dosti/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 janar 2026…
Artikull pasardhës: Ngjarja tragjike tek KF Tirana, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin këtë të shtunë…

TË FUNDIT

arben frroku

Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
laura colturi 2026

Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant

ShkodraWeb 15 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.