“Do përballem me sfidat në jetë”, Stresi uron fansat: Nuk dorëzohem sepse…

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili ndodhet pas hekurave për shkak se u vu në pranga nga Policia pak muaj më parë, ka uruar fansat tij me një foto që ka provokuar sërish. Edhe pse ai është në qeli, menaxherët e rrjeteve sociale kanë postuar një foto të tij nga oxhaku, teksa kanë bërë dhe një urim për të gjithë ndjekësit.

Në urimin e tij, reperi ka përmendur sfidat, në të cilat ka kaluar gjatë vitit që e kemi lënë pas, por thotë se nuk do të dorëzohet.

“Uroj që kohët e mira te së tashmës të mbesin kujtime të arta të së nesërmës. Ju dëshiroj shumë dashuri, gëzime dhe lumturi. Një vit i ri i mbushur me shpresë. U përballa dhe do përballem me shum sfida në jetë, por nuk do dorzohem sepse maja e malit do kohë ti ngjitesh dhe të shijosh pamjen, nuk do rri ne shpat.

Urime viti i ri 2019-tës #StresiStresinjo #happynewyear“, është ky postimi i Stresit në rrjetet sociale.

Loading...