Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERSONAZH – 60- vjetori i munguar i Anton Krosaj, aktorit që e quante veten “i fundit i mohikanëve”…

ShkodraWeb 26 January, 2026
anton krosaj

Sot, me 26 janar, aktori Anton Krosaj do të festonte 60- vjetorin e lindjes, një ngjarje e shënuar për çdo njeri. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë me 21 korrik 2020. Iku shumë para kohe dhe kur kishte mundësitë, aftësitë dhe forcën artistike për të dhënë më shumë për skenën, ekranin por edhe artëdashësit e shumtë që nuk ia kuryen duatrokitjet.

Antoni mund të konsiderohet i fundit i brezit të aktorëve të humorit shkodran që u përfshi në plejadën e emrave të mëdhenj të Teatrit “Migjeni”. Pavarësisht se kishte një eksperiencë jo të vogël në lëvizjen amatore, Antoni u bë pjesë e Estradës së Shkodrës në vitin 2003, ku kontribuoi për rreth 18 vite. Po ashtu, ai ka dhënë kontribut të vlefshëm edhe për talentet e reja përmes Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Në këtë përvjetor të lindjes, Anton Krosajn duam ta kujtojmë përmes humorit të tij. Janë disa video që ShkodraWeb i disponon dhe që mund të ndiqni më poshtë por edhe në kanalin tonë në Youtube. Por, ia vlen edhe një nga intervista e radha të shkruara që aktori Krosaj ka dhënë për kolegun Besi Bekteshi në gazetën “Sot” në vitin 2008, të cilën mund ta lexoni më poshtë:

“Në kulmin e fukarallekut asht edhe humori më i madh”, intervistë me aktorin e Teatrit “Migjeni” Anton Krosaj

Anton Krosaj është i fundit talent i humorit shkodran i dalë nga grupet amatore të cilat kanë qënë edhe fabrika e vërtetë e të qeshurës në Shkodër. Ai e quan veten “I fundit i mohikanëve” dhe me sa duket tashmë nuk ka asnjë rast për të dalë talentet në këtë mënyrë.

Me krenari thotë se është zbuluar nga Gëzim Kruja dhe se idhull të tij ka Tano Banushin. Ai tashmë është i gëzuar se luan si profesionist për krah gjigandëve Zef Deda, Zyli Miloti dhe Besnik Çinari. Gjithmonë i qeshur dhe me biçikletën e tij i cili është edhe mjeti më i mirë për të Krosaj ka origjinalitetin e batutës dhe plastikën e përveçme që e bën të dashur në Shkodër duke shkaktuar të qeshura të shumta në “Migjeni” por edhe në skenat e televizioneve dhe teatrove të vëndit.

Antoni ka role të shumtë, por duke bërë shaka thotë se janë kaq shumë “sa numurohen me gishtat e dorës dhe ….këmbës”. Anton Krosaj në fakt është i prirur drejt origjinales dhe kapacitetit të madh që është batuta dhe humori thellësisht shkodran dhe krahinor.

Anton kur e ke filluar aktivitetin dhe ku?

Po, e kam filluar në fabrikën e madhe të humorit shkodran që është quajtur “Duhan Cigaria” Imagjinoni se prej saj kanë dalë Tano Banushi, Gëzim Kruja, Muharrem Nurja dhe Besnik Çinari. Kanë dalë edhe shumë të tjerë dhe unë jam “I fundit i Mohikanëve”. Viti ku kam dalë në skenë ka qënë viti 88-të.

Kush ka qënë “zbuluesi” i talentit tënd?

Ka qënë Gëzim Kruja i cili më ka dhënë dorën i pari për tu futur në botën e spektaklit në humor. Unë i jam atij brezi humoristësh, tepër mirënjohës.

Kjo ka qënë fundi i diktaturës, po në fillimet e demokracisë?

Me ardhjen e demokracisë sëbashku me Muhamet Çekinin, Bujar Ademovin, Rudina Smajlin dhe Alketa Gjonin formuam grupin “Thumbi”i cili shumë shpejt u bë i famshëm jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri.

Kush është kulmi i këtij grupi sipas jush i cili ju bëri me famë?

Patjetër që ka qënë programi televiziv në TVSH, “Personazhe në kurth”. Për këtë gjë duhen falenderuar producenti Arben Mazi dhe regjizori për mua famoz, Arjan Çuliqi.

Pastaj Krosaj, si vazhdoi kariera e juaj?

Po, pastaj unë kam marrë pjesë në pothuaj të gjithë filmat e humorit të regjizorit Çuliqi dhe kjo ka qënë eksperienca profesioniste në humorin e njohur timin edhe në ekranin e vogël.

Po në përfaqësimin tënd televiziv kush mendon se ka qënë pjesa më e arritur dhe e pëlqyer?

Po mendoj se ka qënë kur kam dalë “me dritare në krah” ku luaja si i “ftuar” në emisionin “ditare e hapur” e Rudina Xhungës.

Me çfarë keni vazhduar pastaj në përfaqësimin tuaj të humorit?

Po unë mund të them se kam rreth 12 shfaqje të agjensisë Buna 1 dhe patjetër recitalet e Bujar Qamilit dhe Mond Halilit. Kam shfaqe të ndryshme me dhjetra dhe tre komedi të regjizorit Mond Mëhilli në Shkodër.

Krosaj po largohemi nga kujtimet dhe po futemi në të tashmën. Ku jeni sot?

Tani jam në “Teatrin e Estradës” në Shkodër dhe mund të them me plot gojën “ma mirë vonë se kurrë”. Kjo sepse tashmë, jam përkrah të mëdhenjve Zyli Miloti, Zef Deda, Besnik Çinari dhe Drande Xhai.

Mirë Krosaj po materialet e humorit prej kujt i ke?

Materialet me thanë të drejtën i kam prej “axhës” tem Paulin Selimit. I them axhë Paulinit sepse ai vet me thotë nip. Nuk e kuptoj pse, por ai diçka ma “tepër duhet të dijë”. Mund të them se materialet e tij si “fejesa” dhe “polici i trafikut” janë kulmet e mia si interpretim dhe skeçe në skenë.

Kush është idhulli juaj i humorit Krosaj?

Idhulli im është i madhi i humorit shkodran dhe shqiptar Tano Banushi.

Kujt i ngjan Anton Krosaj dhe kë ke zëvëndësuar?

Nuk i ngjaj kërkujt dhe kam zëvëndësuar veten.

Sa role ke luajtur dhe kur është kënaqësia jote më e madhe?

Jam i lumtur se kam luajtur shumë role sa numorohen me gishta…..bashkë me ato të kambës. Kënaqësia ime më e madhe është po mora 5-së në Shkodër, sepse kjo do të thotë se marr 10-të në rrethe të tjera.

Anton, a bëhet humor sot?

Bëhet edhe në “Portokalli”. Edhe aty bëjnë humor. Kush thotë se bëjnë humor banal unë i përgjigjem se edhe ky lloj humori është pjesë e jetës. Pastaj edhe aty artistët “vijnë tu ju rritë” dhe gjithsesi prej atje fitohen 3-4 artistë të mirë në vit.

Për çfarë ke mbaru Anton?

Unë kam “mbaru me të tana”.

Jo të pyeta për shkollën?

Kam mbaru të “mesmen industriale” por ditën ama.

Po në Shkodër kush ban humor Krosaj?

Policët në trafik në rradhë të parë. Kryetarët e komunave dhe azili i pleqve, pastaj vijnë deputetët tonë të nderuar?

Po ju të estradës?

Ne vjedhim prej tyre, sepse shkrimtarët e humorit kanë mbetur shumë pak.

Pse nuk shkon edhe ti në Tiranë Krosaj?

Kam problem qeranë e shtëpisë. Jo vetëm kjo, por “unë baj humor thellësisht krahinor” dhe ai është kryesisht me batutat e shkodranëve i bazuar në sensin e tyre të humorit.

Diçka për familjen tuaj Anton?

Kam dy fëmijë një djalë dhe një vajzë që i “kam ba tek e tek”, por me një grua. Nuk kam shumë punë. Jam lirshëm, se pazarin ma ban vjehrri.

Si të duket Shkodra Anton?

Shumë kush thotë se Shkodra “asht në fukarallek”. Por prej kësaj gjëje kam përfituar unë. Sepse në kulmin e fukarallekut “asht edhe humori më i madh”. Ka raste që artëdashësit në Shkodër janë me lekët e fundit, por salla ka qënë gjithmonë plot.

Po rroga Anton a të del?

Megjithë respektin për veten mund të them se rroga më del “me pagu dritat se unë i paguj, kopshtin e fëmijve dhe ujin”! Për të tjerat djali i vogël më thotë “hangsh vedin”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA MIRELA DODAJ – Për dy vite me radhë nuk pati asnjë mundësi, asnjë vlerësim, sot erdhi një ofertë e vonuar…
Artikull pasardhës: “U tentua të lihet nën hijen e reve të zeza”, mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër, reagon këshilltari socialist

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.