Sherbimi ndaj pacientëve ka qenë kryefjalë e punës së saj për 39 vite në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ajo është infermierja Greta Luka, e cila për 39 vite i ka shërbyer pacientëve të Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Ajo filloi punë në vitin 1984, fillimisht pranë repartit te lindjeve në Maternitetin e Shkodrës, deri në vitin 2014. Më pas ajo u transferua pranë repartit të kardiologjisë duke qenë pranë pacientëve me eksperiencën e saj.
Pas 39 viteve punë, në vitin 2023 ajo ka dalë në pension, duke i qëndruar përherë besnike profesionit dhe shërbimit ndaj pacientëve. ShkodraWeb i uron jetë të gjatë dhe aktive, pranë familjes dhe të afërmëve.