Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier
  • Kryesore
  • Personazh

PERSONAZH – 24 vite më parë do të ndahej nga jeta mjeku i mirënjohur shkodran Ali Spahia…

ShkodraWeb 13 October, 2024
ali spahia

24 vjet më parë do të ndahej nga jeta mjeku i njohur shkodran Ali Spahia, njëkohësisht ndër nismëtarët e zhvillimeve demokratike në Shkodër e Shqipëri pas vitit 1990. Lindi në Shkodër më 23 janar 1935. Ai u diplomua në liceun shkencor të Shkodrës. Studimet universitare i mbaroi në fakultetin e mjekësisë të Tiranës në vitin 1957. Pas diplomimit, themeloi klinikën e parë onkologjike në Shqipëri.

Në vitin 1965, ndërsa punonte si primar i kirurgjisë në spitalin e Tiranës, u arrestua me akuzën për agjitacion e propagandë antikomuniste. U dënua me katër vjet burgim. Pasi doli nga burgu, u internua për të punuar si mjek në Dukagjin. Pas gjashtë vjetësh, u dërgua të punojë në spitalin e Shkodrës, ku punoi si kirurg deri në vitin 1991. Me fillimin e lëvizjeve demokratike, u bë anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe u zgjodh anëtar i kryesisë së PD-së në Shkodër. Në zgjedhjet e para demokratike.ars të vitit 1991 u zgjodh deputet në radhët e PD-së në qytetin e Shkodrës. Pas kësaj u emërua edhe kryetar i komitetit pluralist të Shkodrës.

Në zgjedhjet e reja të 22 Marsit 1992 u rizgjodh deputet në Shkodër deri ne vitin 1997. Ai ishte nënkryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Spahia ishte edhe anëtar i komisionit të jashtëm parlamentar të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe ishte edhe kryetar i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës në Strasburg. Pas vitit 1997 ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe kryetar i Departamentit të të Drejtave të Njeriut të PD-së. Ali Spahia vdiq në Pavia (Itali) më 13 tetor të vitit 2000.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Arrestohet 27- vjeçari nga Gruda e Re në kërkim, i dënuar nga gjykata për kultivim kanabisi dhe armbajtje
Artikull pas: NGA EDISON YPI – Kosovën e dua, Kosova nuk më do…

TË FUNDIT

moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
policia velipoje naten 2024
  • Aktualitet

EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.