Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026
paulin selimi foto

ShkodraWeb përkujton sot shkrimtarin e satirës dhe të humorit, autorin e skicave, grimcave humoristike, skeçeve dhe estradave, mesuesin e drejtuesin, intelektualin dhe njeriun e dashur për të gjithë ata qe qeshin e kënaqen pa fund, edhe sot, kur dëgjojnë, lexojnë e shohin të luajtur në skenë veprën e tij.

Në 13- vjetorin e largimit fizik, Shkodra përkujton Paulin Selimin, me nderim për kontributin e tij të papërsëritshëm për zhanrin e humorit të shkruar dhe të interpretuar, kryesisht nga aktorët e Teatrit “Migjeni”

Lindi në lagjen Gjuhadol në një familje me origjinë prej Dushmanit. I ati, Sokoli, qe me origjinë nga Dushmani i Dukagjinit, kurse e ama, Danica, qe nga Tivari, i Malit të Zi. Në qytetin e lindjes mbaroi 7 vjeçaren dhe gjimnazin “Jordan Misja”, ndërsa studimet e larta i mbaroi në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë më 1969.

Për vite me radhë ka punuar si mësues i letërsisë, ndërsa në 2002, u emërua drejtor i shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova” të Shkodrës. Nga viti 1991- 2001 ka qenë Kryetari Lidhjes së Artistëve të Shkodrës. Për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor i radiove, televizioneve, shtypit dhe i skenave të estradave. Me qindra skeçe, humore, estrada, komedi janë vënë në skenë që mbajnë firmën e Paulin Selimit. Ai ka marrë disa çmime kombëtare në konkurse të ndryshme dhe vepra të tij janë përkthyer dhe në gjuhë të huaja.

Në 2002-shin është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë për krijimtarinë letrare. Ndër botimet e tij humoristike spikatën “Gati orkestra “1972, “Një skeç për veten” në 1977, “Banor i shkallës së lartë” 1981, “Nuk shihet fytyra vetëm tek pasqyra” (epigrame) në 1985, “E drejta e natës së parë” në 1994 dhe “Duel gjelash”në ’97 dhe ’99-tën dy botime. Ndahet nga jeta më 22 janar 2013 dhe përcillej në banesën e fundit një ditë më pas.

 

Post navigation

Previous: Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave
Next: Zjarri përfshin një banesë në lagjen “Partizani”, flakët dëmtojnë një 80- vjeçar që jetonte aty…

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.