Përshkallëzohet protesta, studentet shkojne drejt Zogut te Zi per te bllokuarr rrugen, ndersa nje pjese tjeter po qendron tek Ministria. Në orën 16.00 skadoi ultimatumi dhe qeveria nuk reagoi, studentët shpërthejnë para Ministrisë. Vetëm dy minuta para ultimatumit që studentët i kanë dhënë Edi Ramës, ka pasur një shkëputje valësh duke u ndërprerë interneti dhe duke mos pasur mundësi transmetimi live per disa minuta.
Nderkohe ne oren 16:00 kur dhe ka perfunduar ultimatumi i vendosur prej tyre, ende nuk ka nje reagim nga qeveria. Sakaq, disa nga studentet me megafon, bejne thirrje per te mos pasur trazira dhe pershkallezim te portestes, duke kerkuar qe te mos kete dhune.
Gazetaret te cilet ndodhen ne vendngjarje raportojne se disa nga studentet kane gjuajtur me veze dhe bidona drejt ministrise. Nje nga studentet ka dale me megafon dhe ka bere thirrje qe reshti i pare i tyre te jete vetem nga femra qe te mos kete dhune.
Ende nuk dihet se cafre do te bejne studentet, por thirrjet kane qene per t’u drejtuar tek Zogu i Zi, per te bllokuar rrugen ne Tirane.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së studentëve, por edhe protestat paralele që po zhvillon PD në të gjithë vendin. Rama ka thënë se Basha maskoi militantët e PD si studentë në mënyrë që të bllokojë rrugët.
REAGIMI I RAMES:
Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi;bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja