
Edhe këtë të enjte, opozita nuk do të lejojë të zhvillohet një seancë normale në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo është vetëm njëra nga direktivat që ka dhënë në takimin e sotëm me aleatët kreu i PD Lulzim Basha.
Ashtu sikurse edhe të martën, edhe të mërkurën deputetët e opozitës do të jenë në komisionet parlamentare për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.
Lideri i demokratëve ka paralajmëruar se nëse deri ditën e enjte nuk do të ketë reagim nga qeveria pas publikimit të audiopërgjimit për vëllanë e Fatmit Xhafës, do të marrë vendime të mëdha.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!