Pak minuta pas humbjes me Kastriotin, trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, ka njoftuar edhe dorëheqjen. Tekniku, ia ka komunikuar vendimin për t’u larguar, edhe presidentit Qarri. Gjoka e pranoi shkurtimisht për “Panorama Sport”, se është larguar përfundimisht nga Kamza. Gjoka është tekniku i tretë i larguar nga kamzalinjtë. Më herët, pas vetëm 3 javësh, klubi shkarkoi Bledar Devollin.
Pas tij, në stol erdhi Klodian Duro, e më pas edhe aventura e tij zgjati rreth 2 muaj, dhe ishte Gjoka që pranoi për të shkuar në krye të stolit. Tashmë, klubi duhet të shohë për një alternativë tjetër, teksa gjendet në vendin e fundit, i rrezikuar seriozisht për të rënë nga kategoria.