
Përsëri janë në shenjestër mjekët. Si për ironi të fatit, sërish në Spitalin e Lezhës. Policia bën me dije se një shtetasi i janë vënë prangat në kushtet e flargrancës. Këtë herë, “trimi” që godet mjekët në krye të detyrës, nuk është një i ri. Sipas informacionit të uniformave, blu është një 65 vjeçar. Policia është vënë në lëvizje pasi është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit të Lezhës, pasi 65- vjeçari kishte goditur pikërisht mjekun e këtij reparti në krye të detyrës. Më poshtë, njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës.
Njoftimi i policisë
Godet mjekun për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë nga policia.
Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.
Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.